LAJMI I FUNDIT:

Dita ndërkombëtare e romëve, ditë pushimi për romët në Maqedoni

Dita ndërkombëtare e romëve, ditë pushimi për romët në Maqedoni

Dita ndërkombëtare e romëve sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shënohet me ngjarjen e titulluar “Sfidat dhe perspektivat e romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” në organizimin e shoqatës qytetare “Romaverzitas”.

Siç është njoftuar, kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani do të kenë fjalime të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Është parashikuar të ketë fjalim edhe Samuel Zhbogar, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Nadir Rexhepi, drejtor i Fondit Arsimor Rom.

Përndryshe, ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në pajtim me Ligjin për festa, 8 prilli është ditë jo pune për qytetarët që i përkasin kësaj bashkësie në Maqedoninë e Veriut.

Dita ndërkombëtare e romëve, 8 prilli zyrtarisht është shpallur më 1990 në Kongresin botëror të Lidhjes ndërkombëtare të romëve në Poloni. Në atë kongres të romëve nga 14 shtete u sollën vendime për flamurin, himnin dhe shpalljen e gjuhës rome dhe vendosjen e termit rom.

Në kongresin e parë të romëve në Londër në vitin 1971, gjuha rome është deklaruar si gjuhë zyrtare e të gjithë romëve në botë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori