LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Dilni në rrugë protestoni për drejtësi, punë dhe zhvillim

Tahiri: Dilni në rrugë protestoni për drejtësi, punë dhe zhvillim

Deputeti Labinot Tahiri, ka kërkuar nga të rinjtë e Kosovës, që nëse kërkojnë drejtësi, punë dhe zhvillim, të dalin dhe të protestojnë.

Tahiri përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se që nga paslufta politika ia ka shkatërruar ardhmërinë qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij tanimë të gjithë kanë “zero shpresë për një jetë më të mirë”, duke përmendur edhe ikjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.


“Kërkoni drejtësi, punë e zhvillim, dilni në rrugë protestoni për çdo gjë që ju takon, e mos ua plotësoni dëshirat vartësve tuaj politiko partiake duke heshtur gjithmonë”, thotë Tahiri.

“Jeta e të rinjve dhe e studentëve që nga viti 2000 e deri më sot në vitin 2019 , ku siç duket politika e vendit po e pushkaton ardhmërinë saj! Shpresat ZERO për një jetë të mirë!  Çdo i dyti djalë apo vajzë tregon dëshpërimin që kanë ndaj politikës nder vite që ka ndodhur në këtë vend”, shkruan Tahiri.

“Premtime boshe!Nga ato 200.000 e 150.000 vende pune të cilat nuk i përjetoi askush!!!

Nëse vërtetë do të ndodhë një dalje e pa kontrolluar e rinisë drejtë rrugëve të Evropës, lirisht mund ta quajmë se ne si klasë politike po bëjmë pushkatimin e Rinisë!

Koha do na dënojë.

Deklarata e ish Ushtarit të UÇK-së, Xhevdet Qeriqit, se do të lëshojë Kosovën, për faktin se këtu kanë vdekur shpresat, dhe dëshpërimi i rinisë, kjo tregon gjendjen e këtij vendi!

Duhet vetëdijesuar dhe duhet të zgjohet inteligjenca e rinisë dhe të merreni me gjendjen tuaj!

Kërkoni drejtësi, punë e zhvillim, dilni në rrugë protestoni për çdo gjë që ju takon, e mos ua plotësoni dëshirat vartësve tuaj politiko partiake duke heshtur gjithmonë.

Me shpresë për një jetë më të mirë dhe i gatshëm në çdo lobim të smirës, Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipërisë”, thotë deputeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori