LAJMI I FUNDIT:

Vulin kërkoi demarkacionin e kufirit me Kosovën, në Serbi kërkojnë shkarkimin dhe arrestimin e tij

Vulin kërkoi demarkacionin e kufirit me Kosovën, në Serbi kërkojnë shkarkimin dhe arrestimin e tij

Për shkak të deklaratave për demarkacionin e kufirit me Kosovën, Sindikata e Ushtrisë së Serbisë  ka parashtruar sot padi penale kundër ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, për rrezikimin e integritetit territorial dhe tradhti ndaj vendit, si dhe kërkoi shkarkimin nga detyra dhe arrestimin e tij.

Në kumtesë thuhet se Sindikata e Ushtrisë Serbe u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore të reagojnë, kurse Kuvendi i Serbisë të shqyrtojë përgjegjësinë e anëtarit të Qeverisë së Serbisë dhe të informojë publikun, lidhur me deklaratat e tij rreth demarkacionit mes Serbisë dhe Kosovës.

Sipas Sindikatës së ushtarake serbe, të cilën e transmeton “Beta”, “ministri serb në një intervistë të botuar sot në gazetën ‘Vecernje Novosti’ me qëndrimet e tij ka përhapur frikë dhe po i cenon kufijtë shekullor të shtetit serb”


“Vulin ka kryer veprën penale të rrezikimit të integritetit territorial, në Nenin 367 të së cilës në mënyrë eksplicite thuhet se kush me forcë apo në mënyrë tjetër jo kushtetuese përpiqet të shkëputë një pjesë të territorit ose një pjesë të territorit të saj ia bashkangjet një shteti tjetër, dënohet me burgim prej tre deri në 15 vjet ”, thuhet në kumtesën e sindikatës ushtarake, përcjell Telegrafi.

Sipas vlerësimit të kësaj sindikate, “përgjegjësia e Vulinit është edhe më e madhe për shkak se është Ministër zyrtar i Mbrojtjes dhe intervista e tij, në të cilën disa nga de facto njohu ekzistencën e ‘Shqipërisë së Madhe’ në tokën shekullore serbe është më shumë se një alarm i kuq dhe duhet të reagojë prokurori publik, kurse VBA [shërbimi ushtarak i sigurisë] duhet ta arrestojë, ndërsa Qeveria dhe Presidenti ta shkarkojnë një bashkëpunëtor të tillë”.

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka deklaruar se angazhohet për demarkacion të kufirit me shqiptarët [Kosovën] sa më më shpejt që të jetë e mundur.

“Kur të përcaktojmë se ku është kufiri, do të jemi në gjendje ta mbrojmë atë”, tha Vulin për “Vecernje Novosti”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori