LAJMI I FUNDIT:

OSBE-ODIHR: Një numër i rekomandimeve të mëparshme ende nuk janë plotësuar në Maqedoni

OSBE-ODIHR: Një numër i rekomandimeve të mëparshme ende nuk janë plotësuar në Maqedoni

Misioni OSBE-ODIHR e cila vëzhgon fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në raportin e e bërë gjatë periudhës nga 11 marsi deri më 2 prill shkruan se një numër i rekomandimeve të mëparshme ende nuk janë plotësuar. Në mesin e tyre është edhe mohimi i të drejtës për t’u zgjedhur, analizat e detajuara periodike të financimit të fushatës dhe kufizimet ligjore lidhur me ankuesit.

Misioni vëren se ka paqartësi në Kodin Zgjedhor nëse kandidati bënë fushatë jashtë periudhës së caktuar.

“Kandidatët përpara regjistrimit zyrtar më 21 mars ishin përfshirë në aktivitetet e fushatës, si takime me qytetarët me përmasa më të vogla në të gjithë vendin si dhe dhënia e deklaratave nëpër media. Siç parashikon ligji, kandidati ndërpret fushatën pas regjistrimit formal, edhe pse partitë politike vazhduan që t’i paraqesin programet e tyre, t’i kritikojnë kundërshtarët e tyre dhe t’i mbështesin kandidatët e tyre”, thuhet në raportin e OSBE-ODIHR.


Në raport vihet re se, në përgjithësi, gratë nuk janë mjaft të përfaqësuara në jetën publike, por të drejtat e grave dhe barazia gjinore ende nuk janë shfaqur si çështje të rëndësishme në fushatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori