LAJMI I FUNDIT:

“Zarfi” që po trondit Malin e Zi, protesta kundër Gjukanoviqit në Podgoricë

“Zarfi” që po trondit Malin e Zi, protesta kundër Gjukanoviqit në Podgoricë

Gjithçka filloi me një video të postuar në mediat sociale, shkruan Associates Press. Një regjistrim sekret i vitit 2016, që duket se tregonte një oligark të njohur vendas duke i dhënë një zarf me para një bashkëpunëtori të Milo Gjukanoviçit, liderit të Malit të Zi.

Biznesmeni i njohur, Dushko Knezheviq, ish-mik e Gjukanoviqit, e publikoi videon në fund të vitit të kaluar si hakmarrje ndaj akuzave të ngritura kundër tij për pastrim parash, të cilat e detyruan të largohej drejt Londrës për t’iu shmangur ndjekjes penale.

Ai bëri publike edhe një sërë dokumentesh që akuzonin presidentin dhe partinë e tij në pushtet për korrupsion, nepotizëm dhe shpërdorim të detyrës.


Ajo që tani njihet si çështja “Zarfi”, ka shkaktuar protesta të shumta në Malin e Zi, ku tubuesit kerkojnë dorëheqjen e Gjukanoviçit, që ka rreth 30 vjet në pushtet.

Demonstratat anti-qeveritare në Mal të Zi vijnë ndërkohë që protesta të ngjashme po mbahen edhe në Serbinë dhe Shqipërinë fqinje, ku demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësve që ata i akuzojnë për sundim autokratik dhe korrupsion, pavarësisht premtimeve të tyre se do t’i çojnë këto vende në BE.

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori