LAJMI I FUNDIT:

Cobain i reziston kohës

Cobain i reziston kohës

Njëzet e pesë vite nga vdekja e Kurt Cobain nuk e kanë zvogëluar rëndësinë dhe popullaritetin e muzikës së tij, që përkujtohet në një libër të shkruar nga ish-menaxheri i tij, ku gjenden dëshmitë e para për këtë ”artist të përjetshëm”.

”Ai kishte një ndjeshmëri që i bënte njerëzit të ndiheshin më pak të çuditshëm, më pak të vetmuar”, shpjegon Danny Goldberg, i cili ka qenë në biznesin e muzikës që në vitet ’60 të shekullit XX.

Autor ose bashkautor i të gjitha sukseseve të Nirvanës, Kurt Cobain vrau veten më 5 prill 1994 në shtëpinë e tij në Seattle, në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej nga kishte origjinën, ndërkohë që grupi i muzikës rock ishte bërë një fenomen global në më pak se tre vite.


”Imazhi i tij në media u deformua disi dhe u lidh më shumë me vdekjen e tij se sa me jetën dhe veprën”, vë në dukje Sonic Youth, i cili ka pasur në drejtim një tjetër grup të pavarur rocku.

Në librin e tij “Në shërbim të shërbëtorit: në kujtim të Kurt Cobainit”, të publikuar këtë javë, Danny Goldberg flet për një muzikant të avancuar për kohën e tij, një personazh melankolik dhe me një shpirt të gjallë dhe shumë human.

“Zëri i tij kishte një shpirt të pabesueshëm”, thotë ai duke shtuar se “ai reflektonte cenueshmëri dhe afirmitet si rrallë kush”.

Për të, muzika e Cobainit vazhdon të dëgjohet në të gjithë botën nga një brez që ka lindur pas vdekjes së tij.

“Ai është një artist vepra e të cilit është e përjetshme”, thotë Goldberg që e kishte njohur kitaristin dhe kompozitorin amerikan në vitin 1990, pak para daljes së albumit “Nevermind” që e ngriti në qiell popullaritetin e Nirvanës.