Familja e Aviciit po publikon një album të ri të këngëve origjinale nga muzikanti një vit pas vdekjes së tij.
DJ me famë botërore, i cili bëri vetëvrasje në prill të vitit 2018, në moshën 28 vjeçare, ishte afër kompletimit të një albumi të ri në atë kohë, i cili do të titullohej ‘Tim’.
Avicii, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, punoi me disa kompozitorë në studio, të cilët të gjithë u përpoqën të sillnin sa më saktë vizionin e tij, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht nga një rritje meteorike në sukses pas publikimit të “Le7els”, hiti i vitit 2011, Avicii njoftoi në 2016 nuk do të mbante koncerte për shkak të problemeve shëndetësore të shkaktuara nga stresi dhe abuzimi me alkoolin, si dhe ankthi.
Një dokumentar i kohëve të fundit, “Avicii: Stories True” hedh dritë mbi presionin ekstrem në të cilin ai ndodhej, duke kryer 320 shfaqje në një vit të vetëm.
Në dokumentar, Avicii flet shpesh për përdorimin e alkoolit, duke treguar se si pinte shumë me shpresën për ta ndihmuar me ankthin dhe stresin e tij.
Avicii bëri një pasuri gjatë karrierës së tij të shkurtër, duke arkëtuar 28 milionë dollarë vetëm në vitin 2014, duke fituar 250,000 dollarë në një natë, sipas revistës GQ.
Avicii vetë ishte më pak i shqetësuar për milionat e tij, duke thënë në vitin 2013 se ai ‘vuri re menjëherë që kur filloi të bënte para, ai nuk kishte më nevojë për shumë para’.
Në vitin 2012 ai i dhuroi të gjitha të ardhurat e turneut të tij amerikan – më shumë se një milion dollarë – për shoqatën bamirëse “Feeding America”, dhe në vitin 2013 ai dha një milion euro për organizatën suedeze të ndihmës “Radiohjälpen”.
Avicii u rrit në Ostermalm, që njihet si një prej lagjeve të pasura në kryeqytetin suedez Stokholm, dhe filloi prodhimin e muzikës në shkollën e mesme.
Ai bëri një emër për veten në skenën e EDM (Electronic Dance Music), përpara se të lansonte “Le7els” në vitin 2011.
Më vonë, ai do të bëhej i njohur për hitet si “Wake Me Up!”,”You Make Me”, dhe viteve të fundit “Lonely Together”, të cilën e realizoi në bashkëpunim me artisten shqiptare Rita Ora.
Ai fitoi dy çmime ‘MTV Music Awards’, një ‘Billboard Music Award’ dhe ishte i nominuar dy herë për ‘Grammy’.
DEKLARATA E FAMILJES SË AVICIIT
“Kur Tim Bergling vdiq më 20 prill 2018, ai ishte afër përfundimit të një albumi të ri. Ai la pas një koleksion të këngëve pothuajse të përfunduara, së bashku me shënime, biseda me e-mail dhe mesazhe me tekst rreth muzikës.
‘Këngëtarët që bashkëpunoi Tim me këtë album kanë vazhduar procesin që të afrohen sa më shumë të jetë e mundur me vizionin e tij.
“Që nga vdekja e Tim, familja vendosi të mos e mbante muzikën të mbyllur – duke vendosur që ta ndajnë atë me fansat e tij anembanë botës.
‘Kënga “SOS” do të dalë më 10 prill dhe albumi i titulluar “TIM” më 6 qershor.
‘Të ardhurat neto nga albumi do të shkojnë në Fondacionin e Tim Bergling jo-fitimprurës dhe qëllimet për të cilat do të punojë, ndër të tjera, për të parandaluar sëmundjen mendore dhe vetëvrasjen”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon
"Mendoj që ua kemi borxh", Afrona dhe Blero me dy episode për ndarjen e tyre - zbulohet se kur do të publikohen
Roza Lati me fjalë të mëdha për Ledion Liçon pas daljes nga Big Brother: Një shoumen i vërtetë
Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë