Bashkëpunimi ndërmjet universiteteve dhe bizneseve është i domosdoshëm për të dyja palët, si kusht për të qenë të suksesshëm edhe universitetet, por edhe bizneset.
Kështu u konkludua në tryezën e rrumbullakët “Roli dhe rëndësia e institucioneve të arsimit të lartë (IAL), drejt intensifikimit dhe ndërveprimit universitet – industri në Kosovë”, që u mbajt të premten në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB).
Dekani i Fakultetit Ekonomik, Besart Hajrizi, në hapje të kësaj tryeze, tha se universitetet duhet të transformohen në universitete ndërmarrëse.
Ai gjithashtu theksoi domosdoshmërinë për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet universiteteve, qeverisë dhe bizneseve.
Rektori i UMIB-it, Alush Musaj, vlerësoi jashtëzakonisht kontributin e bizneseve për zhvillimin e programeve të reja.
“Është momenti i duhur që universitetet të fillojnë angazhimin për të ardhmen e tyre, që patjetër se është e lidhur me biznesin dhe zhvillimin ekonomik”, tha ai.
Ndërsa, Visar Idrizi, kryetar i Bordit Këshillëdhënës të UMIB-it, tha se kjo nismë është një hap i mirë për ta analizuar situatën aktuale sa i përket thellimit të bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe bizneseve.
“Biznesi është dashur të kyçet shumë më herët në universitete, sidoqoftë po bëhen hapa të mirë që duhet të vazhdojnë”, theksoi ai.
Ndërkaq, në tryezë diskutuan edhe rektorët e universiteteve tjera publike, të cilët prezantuan përvojat e tyre sa i përket bashkëpunimit me botën e biznesit. Në anën tjetër, drejtues dhe përfaqësues të bizneseve shprehën gatishmërinë për bashkëpunim me universitete në mënyrë që të përfitojnë të dyja palët.
Në kuadër të kësaj tryeze u inaugurua solemnisht edhe Bordi Këshillëdhënës i UMIB-it, që ishte themeluar ditë më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë