LAJMI I FUNDIT:

Rasmusen: Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë vizion të përbashkët strategjik

Rasmusen: Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë vizion të përbashkët strategjik

“Në qershor ose më së voni në fillim të vjeshtës do të duhet të bisedojmë t’i sigurojmë aspektet evropiane për vendet siç janë Maqedonia e Veriut”, ka porositur kryeministri danez Lars Loke Rasmusen, pas takimit në Athinë me homologun e tij grek Alexis Tsipras dhe ka theksuar se vizita e kryeministrit grek në Shkup tregon se dy vendet kanë vizion të përbashkët strategjik.

Dy kryeministrat, përveç raporteve bilaterale, për problemin e migrimit dhe të Brexit, kanë biseduar edhe për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor si dhe për Marrëveshjen e Prespës.

“E shfrytëzoj këtë mundësi të falënderojë kryeministrin grek për përpjekjet e rëndësishme që të zgjidhet kontesti disavjeçar me Maqedoninë e Veriut. Çështja është zgjedhur, vendi do të hyjë në NATO. Flasim për përpjekje historike, ndërsa vizita juaj në Shkup, konfirmon se dy vendet kanë vizion strategjik të përbashkët. Kjo ka kontribuar në stabilitetin e rajonit”, ka thënë Rasmusen.


Ai e ka uruar Tsiprasin për “guximin politik që e tregoi në këtë çështje” dhe është kthyer në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa Alexis Tsipras në takim ka njoftuar Rasmusenin për nismat greke për bashkëpunim në veri dhe në jug.

“Bashkëpunimet trilaterale me Qipron, Izraelin, Egjiptin, Jordanin dhe Palestinën por edhe në anën tonë në veri me Bullgarinë, Rumaninë, Serbinë, Marrëveshja historike e Prespës me fqiun tonë verior Maqedonia e Veriut. Në këto korniza biseduam për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë kryeministri grek./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori