LAJMI I FUNDIT:

Voziti pa patentë shofer, dënohet me 8 muaj burg dhe ndalim vozitje për 2 vjet

Voziti pa patentë shofer, dënohet me 8 muaj burg dhe ndalim vozitje për 2 vjet
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penaleka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit F.A për veprën penale Rrezikimi i trafikut publik nga neni 378 par.8 lidhur me par.6 dhe par.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I akuzuari F.A është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajsh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak. Të akuzuarit i është shqiptuar edhe dënimi plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit në afat prej 2 (dy) vitesh.

I akuzuari F.A është akuzuar nga Prokuroria pasi që në vitin 2016 kishte drejtuar automjetin pa qenë i pajisur me patent shofer dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës kishte kaluar në trotuar dhe kishte goditur të dëmtuarën D.P duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin për media.


Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi pala ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori