Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimit të një shkrimi, nga një medium, rreth nënkolonelit, Agron Nezaj për lojërat e fatit.
Organet e sigurisë kana sqaruar se Nezaj nuk ka gënjyer për hetimet e prokurorisë mbi lojërat e fatit.
Shkrimi i tillë nga ky medium, i cili mundohet që të etiketojë zyrtarë të Policisë së Kosovës apo vet institucionin e Policisë, është tendencioz dhe aspak i drejt, andaj ju rikonfirmojmë se Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saj operacionele i bazon në procedura ligjore dhe vendimet e autoriteteve kompetente i zbaton me përpikëri dhe profesionalizëm të lartë në funksion të luftimit të dukurive negative dhe krijimit të një ambienti më të sigurt për të gjithë”, sqaron PK-ja.
Fuqishëm reagojmë ndaj këtij shkrimi joprofesional duke sqaruar dhe informuar opinionin me detajet si në vijim:
Policia e Kosovës sipas ligjit është e autorizuar për veprime hetimore kur ka informacione që është kryer apo është duke u kryer vepër penale e paraparë sipas Kodit Penal të RKS-së. Bazuar në informacione të pranuara nga burime inteligjente, Policia e Kosovës ka marr informata për disa biznese të lojërave të fatit për të cilat dyshohet se kryejnë vepra penale. Pastaj me informatat e mbledhura me raport njoftues me datë 24.08.2018 është njoftuar Prokuroria Speciale (PSRK-ja), (ekziston dokumenti me reference dalëse).
Prokuroria Speciale pas vlerësimit të raportit e ka adresuar atë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me datë 25.09.2018 Policia e Kosovës është njoftuar nga Prokuroria Speciale që lenden e ka adresuar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Policia e Kosovës përmes burimeve nga tereni ka pranuar informacione relevante për shtimin e pikave të lojërave të fatit me aparate dhe kontrabandimin e këtyre aparateve dhe vënien në funksion në Kosovë nga organizatorët e këtyre lojërave.
Më datë 07.01.2019 është mbajt takim mes Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar (DHKO) dhe Drejtorisë për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit (DHKEK) të PK-së dhe me 11.01.2019 është kompletuar Ekipi i Përbashkët i Hetimit i cili ka vazhduar me mbledhjen e informatave në teren dhe identifikimin e lokacioneve ku janë duke u zhvilluar aktivitetet ilegale me lojëra të fatit me aparate.
Gjate gjithë kohës së mbledhjes se informatave Policia ka qenë në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, respektivisht PSRK deri në ditën e realizimit të operacionit gjithëpërfshirës me 22.03.2019, ku, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës (PK) në bashkëpunim me Doganën (DK) dhe Administratën Tatimore (ATK) në udhëheqje nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndërmarrë një plan operativ bazuar në urdhëresa të gjykatës, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe gjatë zbatimit këtij plani janë kontrolluar 235 lokale të ndryshme dhe 222 prej tyre janë mbyllur përkohësisht. Gjithashtu gjatë këtij plani janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, një tavolinë rolet, 32441 €, 850$, 150 Franga. Operacioni ka përfunduar rreth orës 23:40 pa ndonjë incident.
Lidhur me këtë rast hetimet janë duke vazhduar dhe si rezultat i hetimeve deri më tani përveq tjerash në bankat e Kosovës bazuar në urdhresë të gjykatës janë ngrirë 2.182.500.00 Euro ( Dy milion e njëqind e tetëdhjetë e dy mijë e pesëqindtë Euro) nga xhirollogaritë e bizneseve të të dyshuarave.
Policia e Kosovës inkurajon të gjithë, në veçanti gazetën e potencuar lartë që para lansimit apo publikimit të informacioneve të pasakta të iu drejtohen kompetentëve për sqarimin e informacioneve dhe marrjen e detajeve të sakta në mënyrë që të evitohen gabime që mund të cenojnë integritetin qoftë të individëve apo institucioneve në përgjithësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze