LAJMI I FUNDIT:

U mundua t’i vë bombën në veturë agjentit ukrainas, e pëson vetë – pajisja shpërthen para kohe (Video)

U mundua t’i vë bombën në veturë agjentit ukrainas, e pëson vetë – pajisja shpërthen para kohe (Video)

Një bombë ka shpërthyer në parkingun e një marketi në Kiev gjatë orëve të para të mëngjesit të mërkurës, dhe që sipas hetuesve një person i panjohur kishte për qëllim ta eliminojë një agjent të inteligjencës së Ukrainës, shkruan Independent.

Megjithatë doli se diçka nuk shkoi sipas planit, dhe personi hodhi veten në erë derisa tentonte që bombën ta vendoste në veturën e agjentit ukrainas, transmeton Telegrafi.


Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një burrë i afrohet veturës me ngjyrë të zezë Chevrolet, dhe për pak sekonda zhduket prapa veturës e ende pa arritur të largohet shpërthen vetura.

Sipas mediave lokale që pretendojnë se kanë burime brenda organeve të sigurisë në Ukrainë, burri kishte tentuar ta vret pronarin e veturës, një zyrtar i inteligjencës që punonte dhe vepronte në pjesën lindore të Ukrainës.

“Ai u mundua ta vë bombën, por pajisja shpërtheu para kohës”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Yury Butusov.

Vrasësi që aktualisht është në spital, është shtetas i Kirgistanit, por Butusov insiston se ai po vepronte me urdhra të Moskës. /Telegrafi/