Katër vitamina esencialë për lëkurë të shëndetshme e shndritëse
Problemet me lëkurë, si aknet, ekzema dhe lëkura e tharë, i prekin një pjesë të madhe të njerëzve gjatë jetës së tyre.
Problemet e ndryshme kërkojnë trajtime të caktuara në mënyrë që simptomat të përmirësohen, por gjithashtu është e rëndësishme që t’i merrni sasitë adekuate të vitaminave të caktuar në mënyrë që ta keni një lëkurë sa më të shëndetshme, transmeton Telegrafi.
Ekspertët shëndetësorë thonë se shumica e njerëzve mund t’i marrin vitaminat e nevojshëm përmes një diete të balancuar mirë, por nëse nuk mund t’i merrni përmes ushqimit, atëherë duhet të përdorni suplemente.
Këto katër vitaminat e mëposhtëm jua mbrojnë lëkurën dhe jua mbajnë të shëndetshëm:
Vitamina A
Vitamina A njihet edhe si retinol. Ajo i mban të shëndetshëm disa pjesë të trupit, por edhe lëkurën dhe hundën.
Burime të mira të vitaminës A janë vezët, djathi, peshku, qumështi dhe jogurti, etj.
Meshkujt duhet t’i konsumojnë 0.7mg vitaminë A në ditë, ndërkaq femrat 0.6mg.
Vitamina B2
Vitamina B2, apo riboflavini, e mban lëkurën, sytë dhe sistemin nervor të shëndetshëm. Ajo mund të gjendet në qumësht, vezë dhe oriz.
Meshkujt duhet t’i konsumojnë 1.3mg vitaminë B2 në ditë, ndërkaq femrat 1.1mg.
Vitamina C
Vitamina C ndihmon në mbrojtjen e qelizave dhe i mban të shëndetshme, njëkohësisht e mirëmban lëkurën, enët e gjakut, eshtrat, etj.
Kjo vitaminë gjendet në portokaj, speca, dredhëza, brokoli, patate, etj.
Meshkujt dhe femrat duhet t’i marrin 40mg vitaminë C në ditë.
Vitamina E
Vitamina E ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës dhe syve, por edhe e forcon sistemin e imunitetit.
Ajo mund të gjendet në sojë, vaj ulliri, produkte arrore dhe fara, etj.
Meshkujt rekomandohet t’i marrin 4mg vitaminë E në ditë, ndërkaq femrat 3mg. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Si t’ia ndalni lemzën bebes
Njëra nga femrat më të bukura në botë është fotografuar e zhveshur në moshën 79-vjeçare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025