Kryetari i Odës së Afarizmit, Skënder Krasniqi, ka adresuar kritika të shumta ndaj institucioneve shtetërore sa i përket politikave biznesore.
Numri i ulët i punësimit të grave, mungesa e investitorëve, nxjerrja e udhëzimeve administrative në kundërshtim me ligjin, mungesa e ofertës për investitorë janë disa nga shqetësimet që ka adresuar kryetari i OAK-ut.
Duke folur për aktivitetet e Odës së Afarizmit të Kosovës, Krasniqi në televizionin publik thotë se klima e të berit biznes në Kosovë është vështirësuar. Madje thotë se është vështirësuar edhe klima e të jetuarit në Kosovë, për shkak të mungesës së vullnetit të qytetarëve dhe bizneseve të cilët nuk shohin perspektivë në vend.
“Klima e të bërit biznes është duke u vështirësuar. Është edhe mungesa e vullnetit të përmirësimit të klimës së të jetuarit në Kosovë. Duhet të jemi vet përgjegjës. Pa e ndryshuar këtë nuk kemi të ardhme”, thekson Krasniqi.
Krasniqi tha se dalja e qytetarëve jashtë vendit është e madhe. Ndërsa nënvizoi se është jashtëzakonisht shqetësuese se si 70 përqind e njerëzve në moshë pune në Kosovë, nuk janë të punësuar. E kjo sipas Krasniqit po ndodhë për faktin se po mungon komunikimi i institucioneve me biznese, përfshirë edhe ato shkollore.
“Shkollat nuk prodhojnë për kërkesën e tregut. Ka punëtorë, por nuk ka kuadro të kualifikuar”, tha Krasniqi.
Duke folur për punësimin e grave, kryetari i OAK-ut thotë se përveç numrit të ulët të punësimit të kësaj gjinie, Kosova është i vetmi vend që nuk merr përsipër pagesën e lehonisë për gratë që punojnë në sektorin privat.
I vetmi shtet që nuk merr përsipër pagën kur një femër shkon në lehoni është Kosova. Të gjitha vendet për të mos i detyruar bizneset që të paguajnë lehoninë, i marrin përsipër detyrimet. Në Kosovë bizneset detyrohen që të paguajnë 70 përqind të pagës për 6 muaj, ndërsa shteti paguan vetëm 50 përqind të pagës mesatare, për vetëm 3 muaj’, thekson Krasniqi.
Për mungesën e investimeve në Kosovë, kryetari i OAK-ut thotë se përgjegjës është mungesa e strategjisë shtetërore dhe mungesa e ofertës për investitorë.
“Vendi ynë nuk ka krijuar oferta të tilla, dalja jashtë vendit për ti ftuar investitorët për investuar në Kosovë, është kontrapropagandë”, thotë Krasniqi.
Ai shton se gjithë kjo është neglizhencë dhe rezultat i punësimeve në pozita shumë të ndjeshme të njerëzve të paaftë.
Krasniqi foli edhe për zonat industriale në vend. Tha se ato ekzistojnë vetëm si emërime, por se në Kosovë mungojnë zonat industriale aktive.
Në fund Krasniqi premtoi përkrahjen vullnetare të Odës së Afarizmit për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në Kosovë.
Tha se do të jenë 24 orë në dispozicion të të gjitha institucioneve shtetërore për kontribuuar në ide./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Deficiti tregtar i Kosovës rritet në 490 milionë euro në tetor 2024, krahasuar me vitin paraprak
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj