LAJMI I FUNDIT:

“Në Itali s’ka drejtësi”, shqiptarja i vë flakën vetes në gjykatën e Riminit

“Në Itali s’ka drejtësi”, shqiptarja i vë flakën vetes në gjykatën e Riminit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rimini të Italisë, ku një 58 vjeçare me origjinë shqiptare i ka vënë zjarrin vetes në ambientet e gjykatës.

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 minuta të mëngjesit të sotëm.

Gruaja tha se ishte përballur me padrejtësi në gjykatë për më shumë se 10 vjet, prandaj mëngjesin e sotëm, arriti në katin e parë të ndërtesës, ku filloi të bërtiste me dëshpërim, transmeton tch.


“Në Itali ligji nuk funksionon, kjo është e mjaftueshme, nuk mund të vazhdoj më kështu”, ka thënë midis të tjerash gruaja.

Pas nxjerrjes së një çakmaku nga çanta, shqiptarja i vu flakën xhaketës së saj me një material sintetik, e cila u përfshi menjëherë nga zjarri.

I pari që i dha ndihmë ishte avokati i gjykatës, i cili ishte në afërsi të saj.

“Dëgjova një grua duke bërtitur dhe nxitova për të parë çfarë po ndodhte. Para meje ishte zonja që bërtiste se ishte viktimë e padrejtësisë”, tha avokati.

Një ambulancë shkoi në vendngjarje, duke ndihmuar gruan, e cila pësoi djegie të shkallës së parë në pjesën e sipërme të trupit.

58-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin Infermi në Rimini dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori