I dogjën mandatet, por ish-ligjvënësit opozitarë i janë drejtuar gjykatës për të marrë rrogat e bojkotit të fundit parlamentar. Top Channel ka siguruar paditë që kanë depozituar në gjykatën administrative ish deputeti i LSI, Shezai Rrokaj dhe 4 ish-deputetë demokratë, Valentina Duka, Fatbardha Kadiu, Luan Baçi dhe Luçiano Boçi, ky i fundit kërkon kompensimin financiar për 3 bojkote.
Vlera që kërkohen nga Kuvendi kap shifrën e 1 milion e 373 mijë lekëve të reja. Me largimin nga Kuvendi, karriget bosh të opozitarëve po vijojnë të mbushen me deputetë të cilët vijnë nga radhët e opozitës, por PD dhe LSI nuk i njohin kandidatët të cilët vendosën vetë në lista.
Të njëjtin qëndrim mbajti dhe presidenti Ilir Meta, i cili deklaroi se Parlamenti ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë 3 deputetët Hajdari, Koka dhe Murrizi, të cilët nuk pranuan të dorëzojnë mandatin.
Por, kryetari i shtetit edhe pse deklaroi se nuk e njeh atë që po etiketohet si opozitë e re, ka dekretuar ligjet e miratuara në Parlament edhe nga deputetët e rinj.
Kuvendi arriti numrin e 100 deputetëve. Pas disa ditësh pjesë e tij bëhet edhe Korab Lita, ish-zv/kryetari i Bashkisë së Kamzës, dikur njeriu më i afërt i kryebashkiakut Xhelal Mziu.
Në Kuvend, Korab Lita do të zëvendësojë Dashamir Shehin, kryetarin e LZHK-së. Me betimin e Korab Litës dhe Amra Borovës, e cila mungoi në seancën e shkuar pasi u bë nënë, Parlamenti numëron 21 deputetë që vijnë nga radhët e opozitës.
Deputetët e rinj të Kuvendit do të formojnë dy grupe parlamentare. I pari është ai që do të drejtohet nga demokratja Rudina Hajdari dhe do grupojë deputetët që vijnë nga lista e Partisë Demokratike. Një tjetër grup është ai nga radhët e LSI-së, për të cilin ende nuk është rënë dakord se kush do ta drejtojë, megjithëse po mendohet për një deputete zonjë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj