LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë të kenë kujdes dhe të paraqesin zjarret, inspektorati me kontrolle të përforcuara

Qytetarët e Maqedonisë të kenë kujdes dhe të paraqesin zjarret, inspektorati me kontrolle të përforcuara

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dënon ndezjen e zjarrit në hapësira të hapura që nxisin zjarre, dhe në të njëjtën kohë ju bën apel institucioneve që në mënyrë të rregullt t’i ndjekin lokacionet në vend me qëllim që të parandalohen zjarret.

Në njoftim potencojnë se personat që do të kapen duke ndezur zjarr në hapësira të hapura dhe nxisin zjarre, ndaj atyre do të ketë sanksione, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Punëve të Brendshme në vitin 2019, për zjarrvënie ka ngritur tetë padi penale ndërsa inspektorati shtetëror për Bujqësi dhe inspektoratet tjera kryejnë kontroll në terren me qëllim të parandalojnë zjarret.


Për shkak të zjarreve, më 29 mars u ndalua edhe lëvizja nëpër pyje ndërsa për mos respektimin e kësaj rregulle persona fizik që do të kapen duke lëvizur do të dënohet me gjobë prej 1.500 deri 2.000 euro në kundërvlerë të denarit.

Ndalesa nuk vlen në parkun Vodno, Gazi Babë, si dhe turne të organizuara të turistëve, parqet kombëtare.

Në të njëjtën kohë i rikujtojnë qytetarët, nëse vërejnë vende të caktuara të dyshimta ku ka tym apo zjarr, menjëherë t’i paraqesin në institucionet më të afërta ose të paraqiten në numrin 195, si numër i thirrjeve emergjente në Qendrën për menaxhimin me kriza./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori