LAJMI I FUNDIT:

Trump paralajmëron bisedime me presidnetin rus dhe kinez rreth Venezuelës

Trump paralajmëron bisedime me presidnetin rus dhe kinez rreth Venezuelës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se “me gjasë” do të bisedojë me homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe atë kinez, Xi Jinping, lidhur me situatën në Venezuelë.

SHBA-ja ka qëndrim të kundërt me Rusinë dhe Kinën lidhur me krizën në Venezuelë.


“Ne me gjasë do të bisedojmë (për situatën në Venezuelë) në një pikë”, u tha gazetarëve presidenti Trump.

“Unë do të flas me shumë njerëz – ndoshta me presidentin Putin, ndoshta me presidentin Xi të Kinës”, tha Trump.

Komentet e Trumpit vijnë pasi Uashingtoni dënoi dërgimin e forcave ushtarake të Rusisë në Venezuelë, ku zyrtarët e lartë amerikanë thanë se prania e trupave ruse do të destabilizojë këtë shtet, i cili tashmë përballet me një krizë politike dhe ekonomike.

“Ne paralajmërojmë aktorët e jashtëm të hemisferës Perëndimore, kundër vendosjes së aseteve ushtarake në Venezuelë apo diku tjetër në hemisferë, me qëllim të krijimit ose zgjerimit të operacioneve ushtarake”, u tha në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë më 29 mars.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Venezuelë, Elliott Abrams tha se Uashingtoni vlerëson se janë rreth 100 pjesëtarë të personelit ushtarak të Rusisë në Venezuelë dhe se prania e tyre është “jashtëzakonisht e dëmshme”.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe shumica e aleatëve të tyre evropianë, po kërkojnë që presidenti i kontestuar i Venezuelës, Nicholas Maduro të largohet – duke argumentuar se rizgjedhja e tij në zgjedhjet e vitit 2018 nuk ishte legjitime.

Maduro gëzon mbështetjen e Rusisë, Kinës, Iranit, Sirisë dhe Kubës.

SHBA-ja dhe mbi 50 shtete të tjera, kanë njohur Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori