LAJMI I FUNDIT:

Legjendari Idriz Humolli sjell librin “Bodibildingu dhe fitnesi Kosovar – Kujtime dhe përjetime”

Legjendari Idriz Humolli sjell librin “Bodibildingu dhe fitnesi Kosovar – Kujtime dhe përjetime”

Libri bën fjalë për fillet e zhvillimit të sportit të bodibildingut dhe fitnesit në Kosovë dhe si i tillë ka karakter të dokumentit i pasqyruar në periudha të ndryshme kohore

“Bodibildingu dhe fitnesi Kosovar – Kujtime dhe përjetime”, ka edhe karakter monografik dhe autobiografik.


Te gjitha shënimet dhe materialet e këtij libri, janë një përpjekje shumë serioze për dokumentimin dhe pasqyrimin me vërtetësi dhe paanësi të përpjekjeve, sakrificave, përkushtimit e arritjeve të shumë brezave, në ngritjen e një vlere të vërtetë në fushën dhe zhvillimin e sportit të bodibildingut dhe fitnesit në Kosovë.

Edhe materiali fotografik dhe dokumentet të cilat ilustrojnë faqet e këtij libri janë përmbledhur, krijuar dhe ruajtur me kujdes të veçantë me vite të tëra, falë pasionit dhe largpamësisë për të bërë dokumentues më të mirë të historisë së bodibildingut dhe fitnesit të Kosovës.

Të gjitha këto shënime të përfshira në këtë libër autori ka filluar t’i grumbullojë dhe sistemojë që nga fillimi i vitit 1967 si dhe në vitet pasuese.

Libri i shkruar nga autori Idriz Humolli – si protagonist i parë i këtij sporti në Kosovë, do të mbetet dhe do të shërbejë përveç se si dokument, gjithashtu edhe si udhërrëfyes dhe motivues për gjeneratat e ardhshme të bodibildingut dhe fitnesit në Kosovë.

Përurimi i librit është bërë në Bibliotekën Kombëtare, “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë.

/Telegrafi/