LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj në fushatën e deputetëve gjerman për PE: Si shqiptarë duhet t’i ndihmojmë miqtë

Hoxhaj në fushatën e deputetëve gjerman për PE: Si shqiptarë duhet t’i ndihmojmë miqtë

Ende pa nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet për institucionet e BE-së, politikanët në Evropë kanë nisur aktivitetet e tyre.

Veçmas politikanët që vijnë nga partitë e mëdha gjermane CDU dhe CSU janë në vlugun e aktiviteteve për të marrë votat. Madje në Gjermani ata po kërkojnë edhe votat e shqiptarëve që jetojnë në këtë vend.

Njëri prej tyre është politikani me mjaft ndikim që shërben në Parlamentin Evropian që nga viti 1994 nga radhët e CSU, Markus Ferber dhe kolegu tjetër nga kjo parti, Mathias Fink.


Të dy ata u shfaqën në restorantet e një shqiptari nga Kosova, ndërmarrësi Ilir Seferi nga Augsburg të Bayernit. E veçanta e kësaj ngjarje ishte pjesëmarrja e Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj i cili së bashku me miqtë e tij gatuajnë në një kuzhinë për mysafirët e pranishëm në restorant.

Politikanët nga Gjermania dhe Kosova duken në humor të mirë në këtë video.

Vetë Hoxhaj për mediat ka thënë se qëllimi “ i pjesëmarrjes së tij ishte për të mbështetur miqtë në garën për Parlamentin Evropian të cilët do ta përkrahin Kosovën në të ardhmen për marrjen e vizave apo agjendën evropiane. Edhe menu e ushqimit ishte një kombinim kosovaro-gjerman ashtu sikurse ishin edhe pjesëmarrësit në përkrahje të kandidatëve për deputetë”.

“Një Evropë e fortë është me rëndësi edhe për Kosovën dhe kjo mund të arrihet me sa më shumë deputetë nga partitë tradicionale evropiane që janë mbështetëse të shqiptarëve dhe Kosovës” ka thënë Hoxhaj.

Eurodeputeti Markus Ferber në vitin e kaluar në votimet për vizat për Kosovën në Parlamentin Evropian kishte votuar kundër kurse në votimin e para dy ditëve të sërishëm në Parlament vota e tij ishte për.  Ai është i treti në listën e CSU për PE ku bartës është politikani i njohur Manfred Webber, aktualisht udhëheqës i grupit të partive popullore (EPP) dhe me shumë mundësi për të qenë një nga Komisionerët e ardhshëm të BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori