LAJMI I FUNDIT:

Partneriteti, në qershor dihet fati i spitaleve në Maqedoni (Video)

Partneriteti, në qershor dihet fati i spitaleve në Maqedoni (Video)

Deri në fillim të muajit Qershor do të dihet se cilat Spitale shtetërore do të mbyllen dhe cilat do të vazhdojnë të funksionojnë. Kjo gjë varet nga rezultatet e studimit të fizibilitetit të cilat do të fillojnë menjëherë pas zgjedhjeve dhe të cilat pritet të tregojnë se sa efikase janë spitalet e vendit dhe për cilat ekziston nevoja të vendoset partneritet publiko – privat.

Vendosja e modelit të ri të funksionimit të spitaleve nuk do t’i shtrenjtojë shërbimet shëndetësore të pacientëve, por do të ofroj për pacientët kushte më të mira si dhe mundësinë e zgjedhjes se ku do të marrin shërbimet shëndetësore, siguron ministri i Shëndetësisë Filipçe.

“Nuk ka nevojë që në një qytet të qëndrojnë një spital i zbrazët dhe i pa shfrytëzuar, siç është tani në këtë moment, pacientët dërgohen në spitalin më të afërt regjional, ndërsa në mbajmë Spitalin e hapur, me shtretër të zbrazët për mirëmbajtjen e të cilave shpenzohet dhe nga ana tjetër nuk kemi as numër të mjaftueshëm të mjekëve. Mu këtë do ta tregojë studimi i fizibilitetit. Të shkoni në Spitalin e Koçanit ajo është gjysmë e zbrazët, nuk ka as pacientë as personel, janë korridore të zbrazëta. Në këtë drejtim ne do t’i hapim dyert për investitorët potencial privat, shpresoj që të tregojnë interes siç ekzistojnë raste në botë, ku shteti nuk menaxhon me objektet”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë./Alsat/


Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Kalo në kategori