Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, deklaratën e Pal Lekajt për ambasadorin zviceran e quan deklaratë të sëmurë edhe pse ketë deklaratë ai e arsyeton me besimin se Lekaj nuk ka menduar ashtu siç ka deklaruar.
I kontaktuar nga Kosova Post, fillimisht Haliti mbetet i befasuar me deklaratën e ministrit Lekaj, por e mirëpret deklaratën e ambasadorit zviceran. Siç thotë ai unë pajtohem plotësisht me deklaratën e ambasadorit zviceran se ka abuzime me procesin e veteranëve, por nuk pajtohem me deklarimin se ambasadori duhet të shkojë nga Kosova.
‘Pali është Pal. Mendoj që është e sëmurë kjo deklaratë. Por nuk besoj qe e ka menduar në atë kuptim që e ka thënë” tha Haliti, duke shtuar se duhet të mësohemi të jemi të përgjegjshëm për deklarata që i bëjmë sidomos kur jemi zyrtarë qeveritar.
“ Përgjegjësia gjithmonë është e domosdoshme. Ne në Kosovë nuk jemi mësuar të japim përgjegjësin për deklarata, ne merremi më përralla. Ai është pjesë e qeverisë, pjesë e një partie politike dhe mund të ketë përgjegjësi” tha ai.
Haliti ka komentuar edhe deklaratën e djeshme e ambasadorit zviceran, Jean-Hubert Lebet, i cili tha se Zvicra po investon në ndërtimin e ujësjellësve të Kosovës, kurse Kosova po investon në veteranë të rrejshëm. Sipas nënkryetarit të kuvendit të Kosovës, njëherit anëtar i kryesisë së PDK-së, kjo deklaratë ka qenë reale dhe nuk është thënë asgjë e papranueshme. Ai thotë se Kosova këtë deklaratë duhet të marrë si këshill e aspak si ofendim.
“Sa i përket deklaratës së ambasadorit unë pajtohem plotësisht me atë deklaratë, sepse ka abuzime në procesin e veteranëve. Ai nuk ka thënë diçka të pa pranueshme. Deklaratën e ambasadorit unë e kuptoj si këshill drejtuar neve e jo si diçka që duhet të prekemi si shqiptarë” shtoj Haliti mes tjerash.
Haliti me tjerash kujton këtu kontributin që ka dhënë Zvicra për Kosovën në të gjitha periudhat që ka kaluar vendi ynë dhe vazhdon tutje të mbështes Kosovën. Ai madje ka thënë se Zvicra për shqiptarët ka qenë një strehë në kohë të vështira , ndërsa sot atje jetojnë 200 mijë shqiptarë që mund të themi se e kemi një Kosovë të vogël atje.
‘Zvicra është vendi i parë qe ka njohur Kosovën. Në Zvicër ne i kemi 200 mijë banorë të Kosovës që jetojnë dhe punojnë atje dhe i mbajnë familjet e tyre edhe në Kosovë. Zvicra ka qenë strehë për emigrantët shqiptarë nga ku është vepruar në Kosovë..Nuk mund t’ia kthejmë borxhin Zvicrës. Zvicra ka bërë shumë për Kosovën dhe vazhdon të bëjë. Ne qoftë se janë 200 mijë shqiptarë në Zvicër të cilët kanë shënuar suksese në të gjitha fushat edhe në fushën e biznesit, pra atëherë mund të themi se e kemi një Kosovë të vogël në Zvicër” tha ai
Ndryshe, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili njiherit është edhe nënkryetar i AAK-së ka deklaruar mbrëmë se ‘Sikur t’isha ai që marr vendime, sot ia kisha çu letrën e largimit ambasadorit të Zvicrës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City