LAJMI I FUNDIT:

Simovski: Për regjistrimin e diasporës do të përdoren dy mënyra

Simovski: Për regjistrimin e diasporës do të përdoren dy mënyra

Në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Maqedoninë e Veriut diaspora do të regjistrohet në dy mënyra.

“Personat që jetojnë jashtë vendit do të regjistrohen në dy mënyra. Së pari, do të jetë e mundur që përmes një aplikacioni të posaçëm në faqen tonë të internetit ato vetë të regjistrohen dhe mundësia e dytë do të jetë që për këta persona që janë jashtë vendit të marrim të dhëna nga të afërmit e tyre, anëtarët e familjeve që janë në vend”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë sot e tha drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski, para se të promovonte projektin “Përmirësimi i prodhimit dhe shpërndarjes së të dhënave statistikore”.


Ai tha se nuk do të ketë regjistrim klasik të diasporës siç ishte në vitin 2002 dhe është dashur që të ketë qenë edhe në vitin 2011.

“Ne do të përpiqemi të mbulojmë sa më shumë njerëz që është e mundur, të cilët janë jashtë, sepse ato informacione janë shumë të rëndësishëm për ne, për atë se Maqedonia, si dhe të gjitha vendet e tjera në rajon, për fat të keq është një zonë emigrimi dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm se një numër i madh i popullatës ka dalë jashtë dhe ne duam të marrim informacion rreth tyre. Ky është objektivi i vetëm me regjistrimin”, theksoi Simovski.

Ai tha se nuk duhet të kemi frikë se do të ketë keqpërdorime në lidhje me regjistrimin e diasporës.

Simovski shtoi se do të përdoren të gjitha rregullat ndërkombëtare në lidhje me regjistrimin, në lidhje me përcaktimin e kategorive të banorëve, pavarësish se cili do të jetë qëllimi i regjistrimit./Telegrafi/