LAJMI I FUNDIT:

Ndizet një pjesë e malit në fshatin Sallarevë të Zhelinës

Ndizet një pjesë e malit në fshatin Sallarevë të Zhelinës

Fshati Sallarevë i Komunës së Zhelinës, mbrëmë ka qenë pre e “piromanëve”. Në orët e vona të natës, mbrëmë në territorin e fshatin Sallarevë, është përhapur një zjarr i madh i cili, sipas zjarrfikësve të Tetovës, është shkaktuar nga dora e njeriut.

Me të parë zjarrin, banorët e fshatit Sallarevë kanë dalë në terren për ta shuar zjarrin, por ka qenë e pamundur të shuhet i njëjti, pa intervenimin e zjarrfikësve. Me kërkesë të Komunës së Zhelinës, në vendin e ngjarjes shpejt kanë arritur edhe zjarrfikësit e NJTKZ Tetovë, të cilët, kanë intervenuar me dy makina për shuarje të zjarrit dhe disa zjarrfikës. Diku pas mesnate, zjarri është lokalizuar në këtë vend nga zjarrfikësit dhe banorët, por nuk është shuar i tëri.


Nga NJTKZ Tetovë, apelojnë popullatën që të kenë kujdes gjatë ndezjes së zjarreve dhe kërkojnë që në rast të pastrimit të fushave duke ndezur zjarr, të njëjtët duhet të qëndrojnë deri në shuarjen e plotë të tij.

Përndryshe, në rajonin e Pollogut, vetëm gjatë natës së mbrëmshme, ka pasur 8 vatra aktive të zjarrit, me theks të veçantë, në pjesën malore të vendit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori