Duke treguar historitë e luftës, ne kemi një prirje të natyrshme të përqendrohemi sidomos në aksionet apo edhe në dramat në vijën e parë të frontit.
Heronjtë dhe dhuna kanë parë një mënyrë unike për të kapur vëmendjen njerëzore, duke na joshur me aspiratat e veta të heroizmit, ose frikën tonë të thellë në lidhje me vrasësit e botës.
Çështja është se, ndërsa fitohet një luftë, ose edhe një betejë, kërkohet lavdia për fuqinë dhe heroizmin e këtyre njerëzve.
Por jo të gjithë heronjtë janë ata që gjenden në vijat e para të frontit, përcjell Telegrafi.
E tillë ishte historia e Abraham Wald, i cili jo vetëm që shpëtoi jetë të panumërta përgjatë Luftës së Dytë Botërore, por ndihmoi në “mbijetesën” e shumë aeroplanëve, si rezultat edhe të shumë njerëzve.
Bëhet fjalë për njeriun i cili u lind në Austro-Hungarinë e atëhershme në vitin 1902.
Deri në vitin 1931, ai kishte përfunduar doktoraturën e tij në matematikë dhe megjithëse kishte një mendje analitike të talentuar, ai nuk ishte në gjendje të siguronte një pozicion në asnjë prej universiteteve të vendit të tij.
Problemi? Ishte viti 1931, dhe Wald ishte hebre.
Kur nazistët pushtuan Austrinë në vitin 1938, Wald dhe familja e tij ikën në Shtetet e Bashkuara ku iu ofrua një pozicion në Komisionin Kërkimor Cowles në Ekonomi.
Megjithatë, nuk ishte shumë kohë para se ai të gjente veten duke përdorur aftësitë e tij matematikore për të ndihmuar në hartimin e strategjive më të mira në luftën kundër të njëjtit vend nga i cili dikur kishte ikur: Gjermanisë.
Wald shpejt bëri një emër për vete si një anëtar i Grupit Statistikor të Studimeve të Amerikës (SRG), ndonëse me ironi, ai ende konsiderohej një “imigrant potencialisht armiqësor”.
Wald, si rezultat i kësaj, nuk ishte i autorizuar të shikonte disa nga të dhëna të qeverisë amerikane.
Kontributi më i shquar i tij në përpjekjet e luftës, apo ndoshta më e thjeshtë për t’u shpjeguar, erdhi në formën e punës së tij mbi “mbështetjen e mbijetesës” së bombarduesve të rëndë amerikanë që fluturonin gjatë luftës mbi Evropë.
Wald u ngarkua me gjetjen e një mënyre për të rritur “mbijetesën e aeroplanëve”, por gjithsesi pa kompromentuar gamën e fluturimit ose manovrueshmërinë – duke “arnuar” të gjithë aeroplanin në shtresa të forta metali.
Pyetja që do të duhej të gjente përgjigje Wald ishte e thjeshtë: nëse mund të aplikonte vetëm forca të blinduara në pjesë të caktuara të aeroplanit, ku do ta bënte atë?
Kështu, ai dhe forcat aleate nisën mbledhjen e të dhënave, përcjell Telegrafi. Ata shikuan në bombarduesit e kthyer B-29 dhe morën shënime se ku ishin goditur më së shumti.
Ata vunë re dhe vunë në dukje se bombarduesit vazhdonin të ktheheshin me hapësira të mbushura me vrima, me disa që madje përshkruheshin si “të djathit zviceran”.
Në fakt, bazuar në të dhënat që hartuan, bombarduesit amerikanë po merrnin goditje në trupin e aeroplanit, pothuajse dyfishi i normës që kishin marrë rreth platformave të motorit.
Pjesa tjetër e aeroplanit, duke përfshirë edhe krahët, panë edhe më shumë goditje sesa trupi, dhe madje sistemet e karburantit u goditën më shumë se motorët e tyre.
Vendimi dukej i thjeshtë, sipas zyrtarëve të lartë të mbrojtjes: të vendosen forca të blinduara në trup.
Përveç krahëve, trupi i aeroplanit ishte duke marrë më shumë goditje se çdo pjesë tjetër e aeroplanit, dhe ndryshe nga krahët, strehonte pajisje integrale si dhe ekuipazhin.
Ishte gjithashtu e gabuar, dhe Wald e dinte pse. Ai i shpjegoi Departamentit të Mbrojtjes se gjëja e duhur për t’u bërë ishte të zbatohej “arna” shtesë në vendet ku vrimat nga goditjet nuk ishin, në vend të vendeve ku u regjistruan një numër i madh vrimash.
Pse?
Për shkak se të dhënat ishin përpiluar nga aeroplanët e mbijetuar, dhe për këtë arsye përfaqësonin konkluzionin e kundërt të grupit të të dhënave, në lidhje me problemin në fjalë.
Kjo pasi që, sipas të dhënave, do të thotë se ata mund të përballonin sulmet në ato pjesë dhe të mbeteshin në ajër, siç tregonin të dhënat.
Rekomandimet e Wald u miratuan shpejt, dhe premisa themelore është ende e vendosur në blindimin e aeroplanëve ushtarakë amerikanë deri në ditët e sotme.
Mund të thuhet se është e pamundur të dimë sa jetë të pilotëve u shpëtuan në sajë të qasjes akademike të Abraham Wald, dhe as nuk mund të dimë se sa objektiva, thelbësore për sigurinë kombëtare amerikane, u arritën me sukses falë mbajtjes së aeroplanëve amerikanë në ajër nën zjarrin e armikut.
Megjithatë, një gjë është e sigurt: përpjekjet e luftës kërkojnë një lloj heroizmi të cilin ne të gjithë e dimë, sakrificën në vijën e frontit, por shpeshherë heroizmi mund të vije vetëm duke përdorur një kombinim të gjithë atyre guximeve dhe lavdisë së bashku me një përpjekje të përbashkët, akademike, të hartuar rreth një tavoline të mbuluar nga lapsat dhe faqet e fletoreve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova