LAJMI I FUNDIT:

Silueta e Lincoln Corsair tërësisht të ri, shfaqet disa ditë para prezantimit zyrtar (Video)

Silueta e Lincoln Corsair tërësisht të ri, shfaqet disa ditë para prezantimit zyrtar (Video)

Corsair i ri do ta zëvendësojë Lincoln MKC, që ka nisur të plaket

Tani që e ka lansuar modelin Aviator tërësisht të ri, Lincoln është duke u përgaditur për ta zëvendësuar modelin MKC, që ka nisur të plaket, me të riun që do të jetë makina më e vogël SUV nga ky brend, transmeton Telegrafi. Ashtu siç edhe pritej, ky model quhet Corsari dhe shfaqet më 17 prill në New York Auto Show.

Në prag të prezantimit zyrtar, prodhuesi e ka shpërndarë një siluetë të turbullt, ku shihet pjesa anësore e këtij modeli.


Me fuqizimin e makinave SUV- shitjet rekorde të Navigator, kërkesa e madhe e klientëve për Nautilius 2019 dhe Aviator tërësisht të ri që arrinë gjatë verës, Corsair vetëm sa do e forcojë këtë linjë” thuhet në komunikatën e kompanisë.

Derisa Lincoln përgatitej që ta shfaqte pasardhësin e MKC gjatë vitit 2021, por kërkesa e madhe për SUV i ndryshoi planet.

Ende nuk dihen detajet, por besohet se Lincoln Corsair do të arrijë në tri opsine, përfshirë edhe atë hibrid. /Telegrafi/

https://youtu.be/osDUK2WqD38