LAJMI I FUNDIT:

Shuhet zjarri në Likovë, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim kërkon masa në nivel shtetëror

Shuhet zjarri në Likovë, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim kërkon masa në nivel shtetëror

Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim propozon ndërmarrjen e masave në nivel shtetëror lidhur me gjendjen e zjarreve.

Nga atje njoftojnë se krahas apeleve të ditëpërditshme te popullata dhe shërbimet relevante ende nxiten zjarre që kërcënojnë njerëzit dhe ndotin ajrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata njoftojnë se është shuar zjarri në komunën e Likovës ndërsa për këtë janë hedhur 25 ton ujë.


“Pas disa javë ndërhyrje aktive në disa vende të vendit, edhe sot Reparti për shërbime specializuara pranë Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, veproi në shuarjen e zjarrit në hapësirë të hapur, në rajonin e komunës së Likovës te fshatrajat Nikushtak-Vishtuca-Matejçe”, thuhet në njoftimin e drejtorisë./Telegrafi/