Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka e ka quajtur mafioze Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, pasi sipas tij, këta të fundit kanë bërë marrëveshje me shumë parti politike, e madje edhe me liderët shtetërorë.
Zeka, gjatë seancës të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me kërkesë të 42 deputetëve për orët e humbura gjatë grevës tri javore, tha se SBASHK asnjëherë nuk është marrë me problemet e arsimit, përveç se kanë bërë marrëveshje e memorandume politike.
“Me të njëjtin lezet e kënaqësi, po i dëgjojnë këto përralla edhe sindikata mafioze e arsimit të Republikës së Kosovës. Ajo nuk është sindikatë, ajo nuk përfaqëson mësuesit dhe profesorët….Me çfarë kërcënimi ka ardhur kryetari i sindikatave dhe ka raportuar në Komisionin për Arsim në Kuvendin e Kosovës, me çfarë budallallëku ka ardhur dhe ka thënë nuk bëhet nami nëse humb edhe një vit shkollor. Kjo sindikatë e turpit që kurrë nuk është marrë me problemet me të cilat duhet të merret një sindikatë, ka bërë vetëm marrëveshje politike me liderë të ndryshëm të partive politike, në fushata elektorale, që askund në botë nuk ndodh, sindikatat të bëjnë memorandume politike. Kanë bërë me Hashim Thaçin, kanë bërë me liderët tjerë politikë, nuk po guxoj me ia përmend emrin që kanë bërë marrëveshje politike edhe me kryetarin e Kuvendit, me zotin Kadri Veselin”, tha ai.
Sipas deputetit Zeka, seanca e tjetër e jashtëzakonshme për lojërat e fatit, e thirrur për sot, është e panevojshme derisa ka pasur edhe një kërkesë për ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
“Kryetar, po e shohim që je vazhdimisht nën presionin e seancës së dytë. E keni caktuar një seancë në orën 14:00, po ashtu të jashtëzakonshme pa kurrfarë nevoje dhe tash po na bëni presion këtu, pas vendimit që keni marrë për këtë seancë, a me fol a mos me fol. E dyta, do t’i sugjeroja ministrit të Arsimit t’i marrë transkriptet e krejt këtyre debateve dhe të botojë një libër me titull “Përrallat e Parlamentit”. Shumica absolute e këtij parlamenti, duke përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, kur kemi qenë fëmijë, 99 për qind prej neve kurrë përralla nuk kemi dëgjuar. Edhe me lezet shumë të madh po i lexojmë përrallat e njëri-tjetrit, sot këtu në Kuvend”, ka përfunduar ai. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër