LAJMI I FUNDIT:

20-vite nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova”

20-vite nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova”

Sot bëhen 20-vite nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova”. Krijimi i këtij formacioni ushtarak përbën një nga kapitujt më të rëndësishëm të luftës në Gjakovë dhe Kosovë.

Themelimi i kësaj brigade ishte bërë me urdhrin e komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

Kjo brigadë u ngrit pas kërkesave të ushtarëve gjakovarë të UÇK-së për ndërhyrje në qytetin e tyre, me qëllim të ndalimit të masakrave dhe krimeve të ushtrisë serbe ndaj civilëve në këtë komunë.


Me datë 28 mars 1999 nga fshati Dashinoc, Komandant i ZOD-it, Ramush Haradinaj jep urdhëresën me nr. L8/862/99 për krijimin e njësitit në shkallë Brigade, të emërtuar Brigada 137 “Gjakova” e UÇK- së, bashkë me emërtimin e kuadrit komandues.

Një ditë pas themelimit, pra më 29 mars 1999 kjo brigadë me shumë pjesëtarë të armatosur, secili prej tyre i pajisur edhe me nga një armë dhe armatim shtesë, u futen në qytetin e Gjakovës.

Kjo brigadë ishte ndarë në 4 grupe, të cilat ishin vendosur në 4 pozicione të qytetit, si pikat më të mira strategjike të mundshme për zhvillimin e aktivitetit ushtarak të kësaj brigade.

Tri grupet dhe Shtabi i Brigadës ishin vendosur në lagjet e Çabratit dhe një grupi vendoset në Orize.

Në kuadër të detyrave të parashtruara, luftëtarët e kësaj brigade ndërmorën aksione të shumta për mbrojtjen e popullatës civile të Gjakovës.

Veçohet “Epopeja e Çabratit” kur në luftën frontale me armikun, në një distancë të afërt, në datat 7, 8 dhe 9 maj ranë heroikisht 17 dëshmorë të kësaj brigade./KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori