LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori zviceran: Kosova të ruaj paratë për sisteme ujësjellësi, jo për të financuar veteranët e rrejshëm

Ambasadori zviceran: Kosova të ruaj paratë për sisteme ujësjellësi, jo për të financuar veteranët e rrejshëm

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, në përurimin e ujësjellësit në disa fshatra të Skenderajt ka thënë se nuk është normale që qeveria prej nga vjen ai të financojë projekte të tilla, ngase sipas tij, Kosova ka para, por nuk duhet keqpërdorur.

Ai theksoi se vlera e projektit të ujësjellësit kushton 2.5 përqind e vlerës së ndarë për pensionet e veteranëve, duke përmendur se ka thënë se ka shumë veteranë të rrejshëm që marrin pensione pa meritë.

“Nuk është normale që qeveria e Zvicrës të financoi ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ekzistojnë të holla edhe në këtë vend. E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2.5 përqind e vlerës për veteranët e luftës. Por, veteranët e vërtetë të cilët kanë luftuar për lirinë e këtij vendi. Nuk jemi të lumtur të shohim nëse njerëzit marrin këtë status pa ndonjë të drejtë. Do të thotë, nëse të hollat ruhen, jo për të financuar veteranët e rrejshëm, do të ndërtojmë shumë më shumë sisteme të ujësjellësit. Është shumë irrituese të shohim në këtë vend ku ka më shumë shërbyes civil tri herë më tepër sesa në vendet e rajonit. Mjaftë është bërë për të përmirësuar administratën publike, mirëpo ende duhet të punohet në ketë drejtim”, ka thënë ai.


Kësaj deklarate të ambasadorit i ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka thënë se në vendin ku po përurohet ujësjellësi, ka shumë luftëtarë të vërtetë të cilët kanë qenë në UÇK.

“Këtu ku sot do të bëhet përurimi i këtij investimi i cili është shumë i madh, i nderuari ambasador ka pasur luftëtarë të cilët kanë qenë vetëm luftëtarë të vërtetë të UÇK-së. Ka shumë heronj kjo zonë, por ka edhe njerëz të cilët japin kontribut edhe sot paqes. Ky vend ka ditur t’i jap luftëtarë, por edhe politikanë shumë të mëdhenj, sot e kemi edhe presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pikërisht nga ky regjion”, theksoi ai./kp /

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori