LAJMI I FUNDIT:

Kultivoi bimë narkotike, dënohet me 2 vite burg

Kultivoi bimë narkotike, dënohet me 2 vite burg

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, sot shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.B. i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Bashkim Hyseni, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy vitesh, ndërsa bimët e kanabisit të mbjella konfiskohen konform kodit.


I pandehuri A.B, akuzohet se në shtator të vitit 2017, në Komunën Shtime, në një mal ka kultivuar bimë narkotike të llojit marihuanë, në atë mënyrë që i njëjti kishte mbjellë 102 bimë narkotike, 25 bimë kanë qenë të njoma, kurse 77 bimë të përgatitura për shitje apo shpërndarje, të cilat pas kontrollit nga ana e policisë janë konfiskuar.