ATK: Lokalet e lojërave të fatit në Kosovë vitin e kaluar janë gjobitur me 1.7 milion euro (Video)
Pas kërkesës për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit, kryeministri Ramush Haradinaj në kuadër të mbledhjes së rregullt të Qeverisë, ka miratuar projektligjin për ndalimin e këtyre të fundit. Nga Administrata Tatimore e Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në vitin e 2018 nga lojërat e fatit është paguar gjobë 1.7 milion euro.
Qeveria e Kosovës përfilli kërkesën e Lidhjes Demokratike e Kosovës, që të shfuqizohet Ligji për lojërat e fatit, me anë të të cilit pezullohet veporimtaria për 10 vjet e të gjitha lojërave të fatit.
“Javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës kemi iniciuar një mocion e cila në thelb ka dy kërkesa kryesore. E para është që të gjitha aktivitet e lojërave të fatit të pezullohen deri në plotësimin e kërkesës së dytë, e cila është që brenda 30 ditëve Qeveria ta ndryshojë Ligjin për lojërat e fatit ku për 10 vitet e ardhshme ndalohen lojërat e fatit në tërë territorin e Kosovës”, tha për RTV Dukagjinin, Besian Mustafa.
Zëdhënësja e Administratës Tatimore e Kosovës (ATK), Valentina Bytyqi, tregon numrin e përgjithshëm të lojërave të fatit që operojnë të licencuara në Kosovë. Bëri të ditur se aktualisht në Kosovë nuk ka kazino të licencuar.
“Në veprimtarinë e basteve janë diku 306 njësi të bastoreve, të shpërndara në gjithë territorin e Kosovës. Në veprimtarinë e lojërave të aparateve-automatit janë 133 lokale dhe në veprimtarinë e bingos janë vetëm gjashtë lokale”, tha Valentina Bytyqi.
Bytyqi po ashtu shtoi se 1.7 milion euro gjoba janë lëshuar vetëm gjatë vitit të kaluar për këtë sektor, ndërkaq 711 mijë euro tatim.
“Kemi pasur 711 mijë euro gjoba për mos pagesë tatimi, ndërsa shumë më të mëdha janë gjobat që ATK ka lëshuar ndaj këtyre veprimtarive për mosrespektim të rregullave të lojërave të fatit”, tha Bytyqi.
Kërkesa për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit erdhi pas dy vrasjeve që ndodhën në lokalet në Suharekë e Lipjan./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Çmimet e grurit dhe vajit në tregjet ndërkombëtare bien, por jo edhe edhe në Kosovë - Murati dhe Bajrami me akuza të ndërsjella
Një përbërës, qindra mundësi gatimi - Ky është sugjuku nga MEKA
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit