LAJMI I FUNDIT:

Automjetet në BE së shpejti duhet të kenë pajisje shtesë së sigurisë

Automjetet në BE së shpejti duhet të kenë pajisje shtesë së sigurisë

Makinat e reja deri në vitin 2022 në BE duhet të kenë pajisje shtesë të sigurisë, të tilla si frenat automatikë emergjentë, teknologjitë e kontrollit të makinës në korsi dhe detektorë për të qenët i përgjumur, me qëllim të zvogëlimit të numrit të aksidenteve në rrugët evropiane.

Lista e gati 30 pikave për pajisje shtesë përfshijnë funksionet që e bëjnë të vështirë për të pirë gjatë ngasjes, pamundësojnë tejkalimin e shpejtësisë së lejueshme dhe regjistrimin e të dhënave mbi aksidentet, thanë zyrtarët evropianë.

Kamionët duhet të jenë të pajisur me sensorë për të zbuluar këmbësorët dhe çiklistët në të ashtuquajturin ‘kënd i vdekur’.


“Pjesa më e madhe e aksidenteve janë rezultat i gabimit njerëzor”, tha komisionarja evropian për Industrinë Elizabeta Bienkowska.

Ndryshe, Bashkimi Evropian propozoi vitin e kaluar një masë për të zvogëluar numrin e vdekjeve në rrugë. Në nivel vjetor në BE humbin jetën rreth 25.000 persona dhe lëndohen 140.000 të tjerë.