LAJMI I FUNDIT:

Lumezi: Ekspertët e rinj të Forenzikës Financiare do të kontribuojnë në luftimin e krimeve ekonomike

Lumezi: Ekspertët e rinj të Forenzikës Financiare do të kontribuojnë në luftimin e krimeve ekonomike

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çertifikatave për tridhjetenëntë (39) Ekspertët e Licencuar të Forenzikës Financiare, me ç’rast ka vlerësuar se të gjithë ekspertët e rinj, të cilët janë edhe zyrtarë të institucioneve ligjzbatuese do të kontribuojnë në mënyrë efikase në luftën kundër krimeve ekonomike dhe financiare, si dhe do të ndikojnë në forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Kryeprokurori i Shtetit ka potencuar se zyrtarët e çertifikuar si Ekspertë të Forenzikës Financiare do të kenë një rol shumë të rëndësishëm në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale ku kërkohen ekspertizat financiare.

“Lufta kundër krimeve financiare është element shumë i rëndësishëm drejt rrugës për integrimin e shtetit tonë në Bashkimin Evropian dhe është një kusht thelbësor për të plotësuar kriteret dhe standardet evropiane. Kjo rrugë kërkon që të hetohen edhe ndëshkohen të gjithë ata zyrtarë që shkelin ligjin pavarësisht rolit dhe fuqisë së tyre në shoqëri. Prandaj, çertifikimi i këtyre zyrtarëve do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në hetimin dhe ndjekjen me të suksesshme të veprave ku kërkohen ekspertizat financiare dhe shkathtësitë profesionale, për shkak të vet kompleksitetit të paraqitjes së këtyre formave të krimit”, ka deklaruar Kryeprokurori i Shtetit.


Kryeprokurori Lumezi ka thënë se iniciativa për të mbajtur trajnime dhe për t’i çertifikuar zyrtarët e institucioneve ligjzbatuese duhet kuptuar si kërkesë e kohës për t’i hetuar të gjitha keqpërdorimet financiare, me ç’rast ka falënderuar UNDP-në, Zyrën Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Agjencinë Daneze për Zhvillim Ndërkombëtar (DANIDA), bartësit e projektit SAEK II dhe Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), për ngritjen e kapaciteteve të Prokurorëve të Shtetit në fushën e Forenzikës Financiare, përkatësisht në zhvillimin e kapaciteteve dhe ekspertizës në hetimet financiare si dhe në luftimin e korrupsionit dhe krimeve të tjera ekonomike.

Sipas Kryeprokurorit të Shtetit, luftën kundër korrupsionit, krimeve ekonomik dhe financiare nuk duhet parë dhe kuptuar thjeshtë si përgjegjësi të një institucioni, ku dhe ka kërkuar bashkëpunim ndërmjet të gjithë zyrtarëve të çertifikuar në rritjen e efikasitetit në luftimin e këtyre dukurive.

“Suksesi kundër këtyre dukurive varet nga bashkëpunimi i ndërsjellët në radhë të parë midis institucioneve që ju përfaqësoni. Andaj, është e domosdoshme që të forcohet koordinimi dhe bashkëpunimi ndër-institucional për të pasur sukses me të madh. Bashkëpunimi dhe hetimet e përbashkët financiare do të ndikojnë edhe në identifikimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme si dhe në konfiskimin e kësaj pasurie”, ka thënë në fund Kryeprokurori i Shtetit.

Në mesin e zyrtarëve të çertifikuar si Ekspertët të Licencuar të Forenzikës Financiare, janë edhe prokurorët Naim Abazi, Fikrije Krasniqi – Fejzullahu dhe Habibe Salihu nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Po ashtu, në këtë ceremoni janë certifikuar edhe zyrtarë nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Agjencia Kundër Korrupsionit dhe Njësiti i Inteligjencës Financiare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori