Koordinatori nacional për reforma shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në kuadër të Javës së Gruas, ka thënë se përfaqësimi i drejtë i grave është parakusht për zhvillim dhe më shumë demokraci.
Tahiri në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Kosova ka kaluar në një tranzicion të gjatë dhe shumë dimensional, qoftë në rrafshin politik, ekonomik apo institucional.
Sipas tij, përkundër avancimit ligjor, ky tranzicion ka ndikuar që demokracia e brendshme në parti politike dhe përgjithësisht kultura demokratike të jetë ende e dobët.
“Nëse e shohim vetëm në rrafshin e numrave të të punësuarve në administratën shtetërore del të kalojë mbi 41% janë gra. Ndërkaq, në tregun e përgjithshëm të punës situata shfaqet ndryshe, përqindja e të papunëve ka diferencë kësisoj 34.8% janë gra; ndërkaq 29.5% janë burra. Këtu gjithmonë duhet pasur parasysh edhe nivelin e përgjithshëm të papunëve. Kjo është tabloja e përgjithshme në nivel të punësimit. Ndërkaq, parë në rrafshin e pozitave drejtuese dhe vendimmarrëse, ajo çka mund të shihet, në qeveri ka një progres të lehtë parë ndër vite, pra siç e thekson edhe raporti, nga pika më e ulët në vitin 2015 me 5.6%, në 2018 me 11.9%”, ka shkruar ai.
Ai theksoi se institucionet, partnerët ndërkombëtarë dhe vet shoqëria duhet të ndërmarrim nisma më të gjëra për demokratizim, me theks në subjekte politike.
Postimi i tij i plotë:
Përfaqësimi i drejtë i grave parakusht për zhvillim dhe më shumë demokraci!
Në kuadër të Javës së Gruas, që organizohet për të shtatën herë me rradhë nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI) dhe mbështetet nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), prezantova në panelin e parë me temën: Integriteti në politikë; rruga drejt qeverisjes së mirë.
Në fjalën time trajtova, disa çështje nisur konteksti i vendit, kultura politike, baza ligjore dhe qasja institucionale. Në kontekstin e vendit, dihet se Kosova ka kaluar në një tranzicion të gjatë dhe shumë dimensional; qoftë në rafshin politik, ekonomik apo institucional.
Përkundër avancimit ligjorë, ky lloj i tranzicionit, ka ndikuar që demokracia e brendshme në parti politike dhe përgjithësisht kultura demorkratike të jetë ende e dobët. Kjo domosdo krijon efekt zinxhir në ndërtimin institucional dhe zbatimin efikas të ligjeve.
Nëse e shohim vetëm në rrafshin e numrave të të punësuarve në administratën shtetërore del të kalojë mbi 41% janë gra. Ndërkaq, në tregun e përgjithshëm të punës situata shfaqet ndryshe, përqindja e të papunëve ka diferencë kësisoj 34.8% janë gra; ndërkaq 29.5% janë burra. Këtu gjithmonë duhet pasur parasysh edhe nivelin e përgjithshëm të papunëve.
Kjo është tabloja e përgjithshme në nivel të punësimit. Ndërkaq, parë në rrafshin e pozitave drejtuese dhe vendimmarrëse, ajo çka mund të shihet, në qeveri ka një progres të lehtë parë ndër vite, pra siç e thekson edhe raporti, nga pika më e ulët në vitin 2015 me 5.6%, në 2018 me 11.9%.
E njëjta problematikë pothuajse na paraqitet edhe në nivel lokal, ku pozita drejtuese politike na del se kemi vetëm 16.9% gra, ndërkaq në pozita vendimmarrëse kemi një gjendje më mirë, ku në mesatare numri del 20% gra.
Ndërkaq në pozita të emëruarve politik, duhet përmendur shembullin e Drenasit që kalon 50% dhe Kamenica që ka përfaqësim të barabartë. Kur jemi tek pozita politike, kuota e përfaqësimit 30% për Kuvendet Komunale është ende e domosdoshme, pasur parasysh se 67% (220) e grave janë zgjedhur bazuar në kuotë dhe vetëm 33% (136) kanë siguruar vet mandatet, pra nga 1002 pozita 356 janë gra.
E njëjta nuk qëndron edhe në mundësinë e kandidimit për kryetar komunash, ku nga 204 kandidatë, vetëm 8 ishin gra dhe se asnjëra nuk arriti të fitojë mandatin. Kjo paraqet dy sfida të mëdha: E para, kulturën e përgjithshme politike dhe e dyta, përfshirjen reale të grave në subjekte politike.
Bazuar në këtë, institucionet, partnerët ndërkombëtarë dhe vet si shoqëria duhet të ndërmarrim nisma më të gjëra për demokratizim, me theks në subjekte politike.
Pra, demokratizimi i partive dhe përfaqësimi i barabartë në parti janë në korrelacion të drejtë me numrin e grave në pozita të emëruarve politikë, në influencën për pozita vendimmarrëse, e pse mos të themi edhe në fuqizimin e qeverisjes së mirë. Pra, sa më demokratike, më profesionale dhe më gjithëpërfshirëse t’i kemi partitë politike, aq më shumë do të kemi qeverisje të mirë, përfaqësim të barabartë në institucione. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze