Përfaqësuesja e Kosovës zgjoi të interesim të madh nga të gjithë në javën e fundit, si te politikanët, artistët, sportistët e të tjerët.
“Dardanët” zhvilluan një miqësore më 21 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku katër ditë më vonë e filluan ciklin eliminator të Kampionatit Evropian “Euro 2020” ndaj Bullgarisë poashtu në Prishtinë, shkruan Zëri.
Ndërkaq, në mesin e shumë tifozëve të pranishëm në stadium, tribuna VIP kryesisht përbëhej nga politikanët e Kosovës.
Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Fatmir Sejdiu, Shpend Ahmeti, Ramush Haradinaj, Abelard Tahiri, Kujtim Gashi e Uran Ismaili ishin ndër politikanët e pranishëm mbrëmë në stadium për ta përkrahur Përfaqësuesen e Kosovës.
Por, kritika të shumta për politikanët kosovar ka sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.
Në një prononcim për gazetën “Zëri”, Salihu ka treguar se politikanët e Kosovës nuk kanë paguar për bileta, duke u lajmëruar në FFK si instuticion për të krijuar shpenzime të mëdha.
“Ajo që është shqetësuese është puna e biletave, kemi shumë probleme me biletat. Jemi duke e shqyrtuar që të gjitha biletat të dalin në shitje që edhe punëtorët e Federatës nëse duan të futen në stadium, ta blejnë biletën”, u shpreh fillimisht Eroll Salihu.
“Ka shumë shpenzime për VIP, shumë institucione lajmërohen për bileta dhe ne nuk mundemi të vazhdojmë kështu. Po mendojmë ta gjejmë një zgjidhje”, vlerësoi Eroll Salihu.
Tutje, Eroll Salihu tregon edhe për vështirësitë që ka pasur në ndeshjen e djeshme kundër Bullgarisë, duke thënë se ka qenë i ulur në një pozicion të papërshtatshëm në tribunën VIP.
“Personalisht, kam qenë i ulur në fund të tribunës VIP në mes të dyja karrigeve që të mos më shoh askush. Secili e shikon interesin e vet dhe nuk interesohen për Federatën. Po shqyrtojmë mundësinë që të gjitha biletat VIP t’i bëjmë me pagesë dhe kush do të vijë, me ngrënë e me pi, le të paguan. Është e pandershme që dikush të vijë dhe të kërkojë bileta në emër të instuticionit”, përfundoi Eroll Salihu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës
Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re dhe mund të largohet nga klubi së shpejti
Mikel Arteta tregohet i pamëshirshëm – pajtohet me largimin e tre yjeve të Arsenalit
Zulohet "loja" që po bën Kobbie Mainoo dhe duket e destinuar për dështim
Dy yjet e Barcelonës në radarin e klubeve arabe para afatit kalimtar veror
Lamini Fati nënshkruan zyrtarisht kontratën me Real Madridin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025