LAJMI I FUNDIT:

MASHT-i me përgatitje intensive për testin ndërkombëtar TIMSS

MASHT-i me përgatitje intensive për testin ndërkombëtar TIMSS

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi,  në takimin e përbashkët të Komisionit për Vlerësime Ndërkombëtar, përfaqësuesve të Drejtorive Komunale të Arsimit dhe Koordinatorëve të shkollave të përzgjedhura për vlerësimin TIMSS, vlerësoi lart rëndësinë e testit TIMSS, si një instrument i jashtëm vlerësues.

Ai tha se për këtë proces duhet të informohen nxënësit dhe shkollat pjesëmarrëse që të jenë të përgatitur.

“Nga rezultatet e këtij testi do të kenë një pasqyrë reale të gjendjes momentale në sistemin e arsimit në Kosovë. Kërkoi nga të gjithë akterët e involvuar në këtë proces që të  angazhohen maksimalisht, të informojnë nxënësit dhe shkollat pjesëmarrëse që të jenë të përgatitur dhe të japin maksimumin”, ka thënë ai.


Ministri i Arsimit  kërkoi nga Komisioni për Vlerësim dhe të tjerët që të zhvillohen  sa më shumë vizita në terren me qëllim siç tha ai të vetëdijesimit për rëndësinë e këtij  testi vlerësues ndërkombëtar.

Ndër të tjera ai theksoi se praktika e fundit me testin PISA tregoi se një qasje e tillë jep rezultate të mira.

Testi ndërkombëtar (hulumtimi) TIMSS, është vlerësim ndërkombëtar i trendëve në njohuritë e Matematikës dhe Shkencave Natyrore  i cili realizohet në kuadër të organizatës IEA për vlerësimin e të arriturave në arsim.

Ndryshe, MASHT, përkatësisht Divizioni për Sigurimin e Cilësisë, Standardeve dhe Monitorim ka hartuar planin dinamik të organizimit, në harmoni me kërkesat e parashtruara. Janë përzgjedhur  148 shkolla prej të cilave 3 shkolla janë më nxënës me nevoja të veçanta.

Testi ndërkombëtar  TIMSS përfshinë nxënësit e klasave të katërta dhe  teta me gjithsej rreth 5000 nxënës dhe fillon nga data 22 Prill-10 Maj  2019.

Ky proces vlerësues mbështet nga BE, projekti KESIP i Bankës Botërore dhe partnerë tjerë të MASHT-it./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori