LAJMI I FUNDIT:

Blakaj: Në Kosovë për krime lufte janë dënuar gjashtë serbë, në Serbi për krime të kryera në Kosovë janë dënuar 15 serbë (Video)

Blakaj: Në Kosovë për krime lufte janë dënuar gjashtë serbë, në Serbi për krime të kryera në Kosovë janë dënuar 15 serbë (Video)

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka thënë se në Serbi, nga gjykatat e atij vendi, për krime të kryera në Kosovë janë dënuar 15 serbë.

Blakaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se në Kosovë shumica e të dënuarve për krime lufte kanë qenë shqiptarë ndërsa për këto krime janë dënuar vetëm katër serbë.


Drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDH Kosovë), ka thënë se për kundër që kriminelët e luftës në Serbi fshihen dhe nuk dënohen, gjykatat e atij vendi kanë dhënë disa dënime me burg për krime të kryera në Kosovë.

“Ekziston një prokurori dhe disa dhoma të specializuara për krime lufte të kryera në Kosovë. Sipas të dhënave që ne (FHD) i kemi para këtyre gjykatave janë dënuar 15 serbë për krime të kryera në Kosovë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Blakaj ka thënë se nga Gjykata e Hagës deri më tani ka dënuar gjashtë serbë për krime të kryera në Kosovë.

“Të dënuarit serbë nga Haga janë bartës të institucioneve serbe, sidomos atyre të sigurisë, që kanë marrë aktgjykime të plotfuqishme”, tha ndër të tjera Bekim Blakaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori