LAJMI I FUNDIT:

Osmani në takim me Ylber Selën: Sfida më e madhe e Agjencisë për zbatimin e ligjit të gjuhëve do të jenë përkthimet ditore

Osmani në takim me Ylber Selën: Sfida më e madhe e Agjencisë për zbatimin e ligjit të gjuhëve do të jenë përkthimet ditore

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski, sot kanë realizuar takim me drejtorin e Agjencisë për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Ylber Sela.

Pas takimit në konferencë për shtyp, ata thanë se gjatë dy muajve të kaluar prej themelimit të Agjencisë është bërë punë e madhe në lidhje me zbatimin e Ligjin për përdorimin e gjuhëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Osmani deklaroi se vështirësia më e madhe për zbatimin e ligjit do të jenë përkthimet, pasi sipas tij, ka institucione që kanë sasi të mëdha për të përkthyer në baza ditore.


“Ka shumë institucione – janë 1300 që i kemi në Regjistrin qendror për t’i shkruar në tre gjuhë. Për gjitha dokumentet që duhet për çdo ditë të përkthehen do të jetë sfidë”, tha Osmani.

Ndërsa drejtori i Agjencisë Ylber Sela, tha se kanë marrë vendim për hapësirat ku do të vendoset Agjencia si dhe çështjet kadrovike.

Ai tha se deri në përfundimin e procesit të zgjedhjeve presidenciale në Agjenci do të punojë kuadri i qeverisë, gjegjësisht nga Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa më pas do të shpallet konkurs për kuadër të ri.

Kurse sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski, tha se tabelat dygjuhësore me emrin e ri të shtetit dhe shkrojat në ndërtesën e Qeverisë do të vendosen pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori