LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e LDK-së bënë homazhe tek varri i deputetit Nimon Alimusaj

Kryesia e LDK-së bënë homazhe tek varri i deputetit Nimon Alimusaj

Kryesia e LDK-së dhe përfaqësues të degëve të LDK-së Deçan dhe Pejë, kanë bërë homazhe tek vari i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Nimon Alimusaj, në 9 vjetorin e vdekjesë së tij.

Sipas njoftimit për media homazhet u bënë nën kryesimit e sekretarit të përgjithshëm, Ismet Beqiri, i cili u shpreh se deputeti Alimusa ishte veprimtar i LDK-së dhe i çështjes kombëtare.


“Alimusaj ishte intelektual, veprimtar i LDK-së dhe i çështjes kombëtare dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. I kujtojmë me respekt jetën dhe veprën e tij”, ka thënë Beqiri.

Po ashtu sipas njoftimit edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në shenjë përkujtimi, vendosi lule tek varri i Nimon Alimusajt./Telegrafi/