Qeveria e Mbretërisë së bashkuar vazhdon investimin në Kosovë për 694 shkolla dhe y2894 mësimdhënës përmes programit Shkollat e Shekullit 21.
Dje janë mbajtur garat kombëtare për kodim organizuar nga British Council, përkatësisht programi Shkollat e shekullit 21. Në mesin e shumë shkollave në garën kombëtare të kodimit, fituese doli shkolla fillore “Faik Konica” dhe shkolla fillore “Nazim Gafurri”.
Fituesit do të marrin pjesë në garën rajonale ku do të garojnë edhe pesë shtete të Ballkanit Perëndimor. Garat rajonale do të mbahen në muajin prill në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor.
Shkollat e shekullit 21 është iniciativa më e madhe e arsimit në Ballkanin Perëndimor nga e cila përfiton edhe Kosova. Programi ambicioz trevjeçar ofron mentorim të vazhdueshëm dhe resurse të vlefshme për të ndërtuar aftësitë e drejtorëve të shkollave, mësuesve dhe politikbërësve.
Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të ulëta (nxënësit e moshës 10 deri në 15 vjeç) do të pajisen me micro:bit që do t’i ndihmojnë të rinjtë të mësojnë shkathtësi të reja digjitale dhe koduese në një mënyrë argëtuese dhe interaktive.
Aftësitë që do të zhvillohen kryesisht në mesin e nxënësve 10-15 vjeçarë janë mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe shkathtësitë e kodimit. Nxënësit do të përdorin paisjen micro:bit, i cili është një mjet që synon të frymëzojë të rinjtë për të qenë kreativ me botën digjitale dhe për të zhvilluar aftësitë thelbësore në shkencë, teknologji dhe inxhinieri.
Fëmijët gjithashtu do të kenë mundësi të mësojnë HTML, CSS dhe Python duke bërë lojëra, animacione dhe faqet e internetit në klubet e kodimit pas shkollës.
Si rezultat i ketij mentorimi, në Kosovë gjithsejt do të përfitojnë 694 shkolla dhe do të trajnohen 2894 mësimdhënës si përfitues të programit. Në ciklin e parë të programit , në vendin tonë do të përfitojnë 127 shkolla.
Nga këto shkolla do të trajnohen 632 mësimdhënës dhe 127 drejtorë të shkollave. British Council është një organizatë britanike e specializuar në mundësitë ndërkombëtare kulturore dhe arsimore.
Çdo vit British Council punon me miliona njerëz duke i lidhur ata me Mbretërinë e Bashkuar dhe asetet më atraktive të MB-së.
Anglishtja, artet, arsimi dhe mënyra e jetesës dhe organizimi i shoqërisë.
Për më shumë informata rreth programit: https://kosovo.britishcouncil.org/programmes/education/21st-century-schools /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Spotify nënshkruan një marrëveshje të re për të zgjeruar ofertën e librave audio
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?
“CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare”, influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale
"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale
Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome
Mjetet e kontrollit: Ku i kanë bllokuar të gjitha autoritetet në botë rrjetet sociale?
Zuckerberg thotë se "administrata e Bidenit i bëri presion Meta-s për të censuruar përmbajtjen rreth COVID-19"
Spotify nënshkruan një marrëveshje të re për të zgjeruar ofertën e librave audio
AI Gemini i Google tani ka aftësinë të "mbajë në mend”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje