LAJMI I FUNDIT:

Jashari përkrah banorët e Çirezit lidhur me shqetësimet për aktivitetin e gurthyesit në këtë fshat

Jashari përkrah banorët e Çirezit lidhur me shqetësimet për aktivitetin e gurthyesit në këtë fshat

Kryetari i komunës së Skënderajt Bekim Jashari ka dal me një deklaratë në lidhje me shqetësimet e banorëve të fshatit Çirez.

Sipas njoftimit dërguar mediave, këta banorë janë ankuar për punët që po bën një gurthyes në këtë fshat.


“Pas shqetësimeve të ngritura nga banorët e fshatit Çirez, lidhur me aktivitetin e gurthyesit në këtë fshat, i cili, sipas banorëve, po rrezikon jetën e tyre dhe po e ndot ambientin, ne si Komunë kemi ndërmarrë të gjitha veprimet në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive që kemi, për të gjetur një zgjidhje dhe për të tejkaluar situatën e paraqitur. Pa i dhënë konotacion politik këtij problemi, do të jam përkrah banorëve të fshatit Çirez, dhe do të bëjë ç’është e mundshme në bazë të autorizimeve që kam, që problemin në fjalë ta zgjidhim sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në deklaratë.

Sipas Jasharit komuna e Skenderajt është në pritje të vlerësimit nga inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilët kanë dal në terren për të parë nga afër situatën.

“Si kryetar i Komunës, pa asnjë dyshim, do të jem në krah të banorëve dhe problemeve që ata kanë. Shqetësimet e banorëve të Çirezit, janë edhe shqetësime të mia”, tha Jashari.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori