LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen sekretet anti-plakje: Si ia bën 50 vjeçarja J.Lo të duket si 30 vjeçare

Zbulohen sekretet anti-plakje: Si ia bën 50 vjeçarja J.Lo të duket si 30 vjeçare

Si duken shumica e 50-vjeçareve? Ndoshta nuk e dimë saktë, por sigurisht se nuk duken si Jennifer Lopez.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane është nënë e dy fëmijëve, ndërkaq i mbush 50 vjet me 24 korrik të këtij viti. Pavarësisht kësaj moshe, ajo është ende seksi dhe shumica vlerësojnë se duket vetëm si 30 vjeçare, transmeton Telegrafi.

Në trupin e saj ajo nuk ka ndërhyrje kirurgjike. Është  e vërtetë se është e pasur dhe ka lidhje, mund t’i përballojë regjimet më të mira të kujdesit të lëkurës dhe trajnerët më të shtrenjtë, por jo çdo aktore duket si J.Lo.


Cili është sekreti i saj?

J.Lo është shumë e hapur për dietat e saja, ushqimet fizike dhe rutinat për kujdesin e lëkurës. Ajo bën një jetë të thjeshtë e të shëndetshme, ndërkaq aktivitetet i ndan me miliona fansa që i ka anë e mbanë botës.

J.Lo nuk han ushqime të përpunuara dhe të fërguara. Ajo han ushqime shumë të shëndetshme, ndërkaq e shmang bukën, çokollatën, biskotat, pulat e fërguara, patatet e fërguara, hamburgerët dhe çdo ushqim tjetër të pashëndetshëm që mund t’i shkaktojë shtim të peshës.

Ajo kryesisht han shumë perime, ku ndër ushqimet e saja të preferuara janë brokoli, specët,  kungulli i njomë, etj. Për darkë, ajo konsumon proteinë me quinoa.

Një nga faktorët që kontribuon në barkun e sheshtë të Jennifer Lopez është ngrënia e darkës në kohën e duhur. Bashkë me binjakët e saj të mahnitshëm, Max dhe Eme, Jennifer Lopez pëlqen ta hajë darkën në ora 18:30 çdo mbrëmje.

Kjo është koha ideale për ta ngrënë shujtën e fundit, sepse konsumimi i ushqimit më vonë e bën trupin më të prirë t’i ruajë kaloritë dhe të formojë yndyra të organeve të brendshme.

J.Lo nuk hanë as akullore, ëmbëlsira, burrito, waffle, etj., por pëlqen të hajë kryesisht pemë e perime.

Lëkura e përsosur e Jennifer Lopez…

J.Lo ka një lëkurë të përsosur. Ajo nuk i sakrifikon orët e gjumit sepse e din që janë të rëndësishme. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë mosbalancim të hormoneve, prandaj sigurohet t’i bëjë çdo ditë të paktën nga shtatë orë gjumë.  Ajo gjithashtu konsumon shumë ujë gjatë ditës, gjë e cila e ndihmon trupin e saj t’i largojë toksinat.

Sidoqoftë, sekreti kryesor i saj për lëkurë të mahnitshme qëndron në ekspozimin e kufizuar në diell. Ajo rrallëherë qëndron në diell dhe, nëse e bën këtë, ajo sigurohet të vë shumë krem kundër diellit.

J.Lo gjithashtu ka treguar se lëkura e saj është e mrekullueshme për shkak se nuk e dëmton atë duke pirë duhan, alkool dhe (në mënyrë të pabesueshme) kafe.

J.Lo nuk i përjashton as ushtrimet fizike

J.Lo është e çmendur pas ushtrimeve fizike. Muskujt e barkut dhe duart e përsosura nuk vijnë nga qielli. Ajo ka punuar shumë për t’i fituar ato, por punon shumë edhe për t’i mbajtur. J.Lo ushtron çdo mëngjes me trajnerët personalë para se t’ia fillojë ditës.  /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Këshilla për prindër
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Çfarë duhet të bëni kur fëmija juaj bie nga shtrati?

Çfarë duhet të bëni kur fëmija juaj bie nga shtrati?

Këshilla për prindër
Çdo grua duhet ta dijë këtë: Sa ditë pas marrëdhënies seksuale mund të bëni një test shtatzënie?

Çdo grua duhet ta dijë këtë: Sa ditë pas marrëdhënies seksuale mund të bëni një test shtatzënie?

Këshilla dhe arsye
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Kalo në kategori