LAJMI I FUNDIT:

Mançevski zotohet për parandalimin e dukurive të punësimit të familjarëve të funksionarëve

Mançevski zotohet për parandalimin e dukurive të punësimit të familjarëve të funksionarëve

Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, deklaroi se një pjesë e familjarëve të funksionarëve të tanishëm të shumicës qeveritare tashmë janë tërhequr nga pozitat e punës, pas trysnisë së opinionit.

Por, ai thotë se nuk ka rast të këtillë të tërheqjes nga të afërm të ish-qeverisjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mançevski theksoi se i është bërë thirrje Komisionit për anti-korrupsion që të bëjë gjithçka që duhet për këto raste, por që formalisht nuk ka shkelje ligjesh. Ai zotohet se në të ardhmen do t’i parandalojnë dukuritë e këtilla.


Ai bëri të ditur se në Agjencinë për Administratë ka një komision për revizion që mund të shqyrtojë raste të punësimeve para atyre që i plotësojnë kushtet, por që kjo është e kufizuar te burokracia, e jo te sektori më i gjërë publik në ndërmarrje, arsim, shëndetësi, etj./Telegrafi/