LAJMI I FUNDIT:

“Kushtetuta e Maqedonisë nuk e kufizon lirinë fetare”

“Kushtetuta e Maqedonisë nuk e kufizon lirinë fetare”

Shumica e qytetarëve, apo 72%, mendojnë se Kushtetuta nuk e kufizon lirinë fetare, ndërsa 14% thonë se ka kufizim të lirisë fetare në Maqedoninë e Veriut.

Kështu thonë rezultatet e hulumtimit të Fondacionit “Konrad Adenauer”, “IPIS” dhe portalit “religija.mk”, për perceptimin e qytetarëve për rolin e institucioneve fetare dhe fesë në ndërtimin e bashkëjetesës ndërfetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


80% e të anketuarve kanë mohuar t’u jetë kufizuar liria fetare, 9,2% kanë deklaruar se u është mohuar liria fetare, ndërsa 10,4% kanë refuzuar të përgjigjen.

Në lidhje me pyetjen nëse shteti është i barabartë ndaj të gjitha bashkësive fetare, 38,6% janë deklaruar pozitivisht, 26,1% janë deklaruar mesatarë, ndërsa 7,5% janë deklaruar negativisht, dhe 14.7% janë deklaruar se deri diku shteti nuk është i barabartë.

Hulumtimi tregon se 57% e ortodoksëve janë deklaruar supersticioz, ndërsa te muslimanët përqindja shkon në 91%. 19% e ortodoksëve agjërojnë rregullisht, kurse 35% agjërojnë ndonjëherë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Te muslimanët, 84% agjërojnë rregullisht, kurse 10% ndonjëherë.

Tutje, hulumtimi tregon dallim në mes të perceptimit dhe praktikimit të fesë. Kështu, 80% e muslimanëve kanë njohuri bazë relativisht të mira të Kuranit dhe zakonet, kurse 25-30% e ortodoksëve kanë njohuri bazë të Biblës.

Muslimanët kanë më shumë njohuri për Biblën se sa ortodoksët për Kuranin dhe Islamin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori