LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Zhvillimi i hershëm i fëmijërisë është çelësi për krijimin e kapitalit njerëzor cilësor

Carovska: Zhvillimi i hershëm i fëmijërisë është çelësi për krijimin e kapitalit njerëzor cilësor

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska sot në Gjenevë mori pjesë në forumin rajonal të UNECE 2019: mësim të shoqërueshëm për një të ardhme të qëndrueshme. Ajo ishte pjesë e diskutimeve për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë në të cilën foli për hapat konkret që i ka ndërmarrë Qeveria për krijimin e kapitalit cilësor njerëzor.

“Investimi në zhvillimin e hershëm të fëmijërisë është një nga prioritetet e larta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, prandaj kemi siguruar buxheti prej 300% më shumë për ndërtimin e çerdheve. Çdo fëmijë duhet të ketë të njëjtin fillim në jetë, ndërsa çerdhet duhet të jenë të hapura për të gjithë, sepse zhvillimi i hershëm i fëmijërisë është çelësi për krijimin e kapitalit njerëzor cilësor në të ardhmen”, tha Carovska.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftojnë se para forumit, ministrja Carovska realizoi takim me drejtorin rajonal të UNICEF-it Afshan Kahn për të diskutuar për bashkëpunimin me UNICEF-in, zhvillimin e hershëm të fëmijërisë, reformën sociale dhe procesin e deinstitucionalizimit.


Në forumin në Gjenevë morën pjesë mbi 600 përfaqësues të qeverive, organizatave qytetare, akademikë dhe pjesëtarë nga sektori privat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori