LAJMI I FUNDIT:

Bexheti: Nuk do t’i legalizojmë platformat në Matkë, por as nuk do t’i rrënojmë

Bexheti: Nuk do t’i legalizojmë platformat në Matkë, por as nuk do t’i rrënojmë

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti tha se do t’i refuzojë kërkesat për legalizimin e tre platformave të Matkës, por tani nuk do t’i rrënojë. Ai do të pres gjerë sa vendimi të hyjë në fuqi.

“Kërkesa për legalizimin e njërës platformë, e cila funksionon si restorant, vetëm se është refuzuar, por ata kanë paraqitur ankesë. Për platformat tjera kërkesat ende nuk janë refuzuar, por nuk do t’i pranojmë. Të gjithë kanë të drejtë të ankohen deri tek komisioni i shkallës së dytë dhe për rrënimin duhet të presim që të mbarojë e tërë procedura legjislative. Ideja jonë ishte që nëse ka hapësirë në mënyrë ligjore të gjendet një zgjidhje e përgjithshme për Matkën, ku platformat do të funksiononin si mjete urbane”, tha Blerim Bexheti.

Sipas Bexhetit është shumë e rëndësishme koncepti për Matkën, se sa të merren vendime të shpejta pa respektuar procedurat. Ai tha se në Matkë janë të përfshirë interesa të ndryshme, por nuk tregoi se të kujt.


Sipas tij, problemin me Matkën e ka aktualizuar inspektorati i Bashkisë së Shkupit, të cilët pa njoftuar Komunën e Sarajit, kanë bërë mbikëqyrje në Matkë dhe kanë konstatuar se platformat janë të parregullta./Telegreafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori