LAJMI I FUNDIT:

Kryemadhi: Sulmi i Gjonit nga regjisori Rama

Kryemadhi: Sulmi i Gjonit nga regjisori Rama

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka thënë se sulmi ndaj Ralf Gjonit është vepër e Edi Ramës për të tërhequr vëmendjen.

“Nuk kam dijeni për sulmin e Gjonit, por regjisori Rama për të kaluar vëmendjen i kthen në kloun deputetët e rinj të opozitës që krijoi vet dhe bën sikur ngjarjet i bëjmë ne. Po të donim t’i sulmojmë do ta kishim bërë kohë më parë, sigurisht përgjegjësit duhet të përgjigjen”, tha Kryemadhi.


Paralajmërimi i presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, se mund të japë dorëheqjen pas ngjarjeve të fundit, Kryemadhi, që është bashkëshortja e Metës, deklaroi se veprimet e presidentit janë zgjedhja e tij.

Sulmohet me bojë të kuqe Ralf Gjoni
Lexo po ashtu Sulmohet me bojë të kuqe Ralf Gjoni

Ajo shtoi se shqiptarët sot jetojnë në varfëri dhe vendi ka ngecur në rrugën evropiane për shkak të qeverisë së Ramës. /Koha Jone/Telegrafi/