Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Komitetin Paraolimpik të Kosovës, Federatën e Minigolfit të Kosovës, me shtatë sportistë dhe katër trajnerë të dalluar dhe që kanë korrur rezultate. Shuma e përgjithshme e kësaj përkrahje është mbi 70 mijë euro.
Sipas memorandumeve të nënshkruara Komitetit Paraolimpik mbështetet me shumën prej 25 mijë euro, Federata e Minigolfit mbështetet financiarisht në vlerë prej 10 mijë euro.
Ndërkaq, sportisti Musa Hajdari mbështetet financiarisht në vlerë prej 2250 euro, Orges Arifi mbështetet me 2250 euro, sportistja Fortesa Orana mbështetet me 3000 euro, Herolind Nishefci me 9000 euro, sportistja Adelina Rama mbështet me 3000 euro, sportisti Blondin Pakashtica mbështet me 2250 euro dhe Donjeta Sadiku mbështet me mjete financiare në vlere prej 1875 euro.
Kurse, trajneri Nazmi Gashi me 1,500 euro, trajneri Zijadin Kryeziu mbështetet me 1125 euro, trajneres Shqipe Zogjani i janë ndarë për mbështetje shuma në vlerë prej 8250 euro dhe trajneri Besim Brahimi u mbështet me 937.50 euro.
Me këtë rast ministri Gashi tha se qëllimi i mbështetjes financiare për sportistë është bërë në bazë të kategorizimit dhe se MKRS është e angazhuar që t’i përkrah sa më shumë sportistët dhe trajnerët e tyre për t’i nxitur ata që të punojnë edhe më shumë që t’i realizojnë objektivat dhe planet e tyre për vitin 2019.
“Këto memorandume përveç se janë një stimulim janë edhe një argument që shteti po u qëndron afër sportistëve, trajnerëve dhe federatave sportive në mënyrë që ato të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë, të kenë mbështetje e pavarësi financiare dhe të realizojnë aktivitetet e planifikuara ashtu që sporti i Kosovës të avancohet edhe më shumë, ngase Kosova posedon shumë talente në sport”, u shpreh ministri Gashi.
Ndërsa përfituesit nga kjo mbështetje e falënderuan ministrin Gashi dhe stafin e MKRS-së për punën e mrekullueshme që janë duke e realizuar. Ata u zotuan se Kosovën do ta përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze kudo që marrin pjesën nëpër gara, brenda dhe jashtë vendit. Ata thanë se do të fokusohen në ngritjen e cilësisë në sportet e tyre përkatëse me të cilat merren. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë
Jose Mourinho po synon rikthimin për herë të dytë në stolin e Manchester United
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'