LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Së shpejti fillojnë hetimet për PTK

Ymeri: Së shpejti fillojnë hetimet për PTK

Nënkryetari i PSD-së dhe deputeti i kësaj partie, Visa Ymeri ka theksuar se gjendja në PTK është jashtëzakonisht shqetësuese.

Ymeri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se degradimi i kësaj ndërmarrje, ndër më të rëndësishmet publike të Republikës së Kosovës, ka një historik të gjatë me intensitet të ndryshëm, periudhë pas periudhe.

“Kontratat me palët e treta, të cilat telekomi i ka me bollëk (Z Mobile e të tjera), janë faktori që më së shumti kanë ndikuar në këtë degradim”, thotë ai.


Postimi i plotë i Ymerit:

“SË SHPEJTI FILLOJMË HETIMIN PËR FAKTORËT QË PO NDIKOJNË NË SHKATËRRIMIN E TELEKOMIT TË KOSOVËS

Sot takova kryetarin e Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, dhe anëtarët e kryesisë së Sindikatës, Naim Haliti dhe Shpëtim Zharku, në kuadër të përgatitjeve për Komisionin hetimor për gjendjen në PTK. Njohuritë e Sindikatës dhe informatat nga ta për zhvillimet në Telekom do të jenë shumë të rëndësishme për punën e Komisionit hetimor.

Gjendja në PTK është jashtëzakonisht shqetësuese. Degradimi i kësaj ndërmarrje, ndër më të rëndësishmet publike të Republikës së Kosovës, ka një historik të gjatë me intensitet të ndryshëm, periudhë pas periudhe. Kontratat me palët e treta, të cilat telekomi i ka me bollëk (Z Mobile e të tjera), janë faktori që më së shumti kanë ndikuar në këtë degradim. Kur këto kombinohen me punësimin enorm nepotist, pa kurrfarë arsye e për nevoja familjare, klanore, partiake, si dhe me intervenimet qeveritare në pengimin e ndaljen e projekteve zhvilluese, atëherë rezultat i nuk mund të jetë ndryshe nga ai të cilin e kemi sot në PTK. Këto dhe faktorët e tjerë përcjellës do të jenë subjekt hetimi të Komisionit hetimor”, ka shkruar Ymeri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta

Lajme
Kalo në kategori